Me cilin projekt do ta kushtëzojë votën kandidati për deputet nga LDK?
Nexhmi Rudari është kandidat për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës i cili në një intervistë për KALLXO.com tregoi se do të punoj për një shtet ligjor dhe do të mbes deputet pasi që nuk synon ndonjë post ministror.
Ai tregon edhe se votën e tij për buxhet do ta kushtëzoj me projektin e rrugës Podujevë – Prishtinë dhe projektin e autostradës Besi – Merdar.
Tutje Rudari tregon edhe se në komunën prej nga është, Podujevës, problem mbeten edhe papunësia dhe infrastruktura.
Rudari tregon edhe se nëse bëhet deputet nuk do të punësojë familjarët e tij por ata do të punësohen vetë dhe me meritë të tyre.
Fati i Trepçës sipas Rudarit duhet të mbetet nën qeverisje shtetërore.
Më poshtë mund ta lexoni intervistën e plotë të kandidatit të AAK-së,Nexhmi Rudari:
KALLXO.com: Cila është kauza që keni me e shty nëse bëheni deputet?
Nexhmi Rudari: Shtet ligjorë.
KALLXO.com: Nëse e merrni mandatin a keni me vazhdu me qenë deputet apo keni me kalu me ndonjë post tjetër?
Nexhmi Rudari: Do të mbetem deputet.
KALLXO.com: Cilat taksa mendoni se duhet me u ulë dhe cilat me u rritë në Kosovë?
Nexhmi Rudari:Unë mendoj që qeshtja e taksave duhet të rishikohet dhe për këtë qështje duhet të merret edhe mendimi i ekspertëve por edhe i bizneseve.
KALLXO.com: Cilat janë tri amandamentet e para që keni me i propozu?
Nexhmi Rudari: Ndoshta te ligji i arsimit universitar duhet të rishikohet neni 16.5 i lighit mbi arsimin e lartë, në shëndetsi poashtu ligji i sigurimeve shëndetsore edhe një amandamet më mbetët ndoshta sa i përketë investimeve të jashtme, ndoshta me bë lehtësira në investime të jashtme.
KALLXO.com: Cilat janë tri problemet/nevojat kryesore e komunës prej nga vini?
Nexhmi Rudari: Nevojat janë gjithsesi të shumta, mbetet nevoja kryesore e qytetarëve të Llapit krijimi i mundësive për punësim, poashtu mbetet edhe qështja e përmirësimit të infrastrukturës qoftë për arsim qoftë shëndetsore dhe ndodhë një prej kryesoreve mbete funksionalizimi i spitalit të përgjithshëm në komunën e Podujevës.
KALLXO.com: A ka gjasa me e nderru partinë ku jeni tash?
Nexhmi Rudari: Jo.
KALLXO.com: A ka gjasa me votu kundër qëndrimit të grupit tuaj parlamentar?
Nexhmi Rudari: Besoj se nuk do të ketë nevoj. Jo.
KALLXO.com: Cili grup i diskriminuar do ta ndjenë më së shumti përkrahjen tuaj si deputet?
Nexhmi Rudari: Besoj do të angazhohem fuqishëm në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve të punësuar në sektorin privat.
KALLXO.com: Çka do të bëni për përmirësimin e ambientit (mjedisit) dhe ajrit të ndotur në Kosovë?
Nexhmi Rudari: Do të isha shumë më regjit në zbatimin e ligjit kundër ndotjes në veqanti ndotjes të thengjillit për ngrohje por edhe veturave të vjetra që shfrytëzojnë Dizel.
KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të termocentralit të tretë me qymyr?
Nexhmi Rudari: Jam kundër.
KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR djegies së qymyrit nëpër shtëpi gjatë dimrit?
Nexhmi Rudari:Kundër.
KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR përdorimit të qeseve të plastikës?
Nexhmi Rudari: Kundër.
KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR shitjes së Telekomit të Kosovës?
Nexhmi Rudari: Kundër.
KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të autostradës së Dukagjinit?
Nexhmi Rudari:Jam për.
KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR shkëmbimit të territoreve me Serbi?
Nexhmi Rudari: Fuqishëm kundër.
KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR heqjes së tarifës me Serbinë?
Nexhmi Rudari: Jam për taksë me reciprocitet.
KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të hidrocentraleve në lumenjtë e Kosovës?
Nexhmi Rudari: Kundër.
KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR mbylljes së Universiteteve Publike nëpër komuna nëse nuk i akreditohen programet nga Agjencia e Akreditimit?
Nexhmi Rudari: Për mbyllje.
KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR monopolit në homoligim?
Nexhmi Rudari: Kundër.
KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR martesave në mes të gjinisë së njëjtë?
Nexhmi Rudari: Kundër.
KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR bartjes së shamive në shkolla?
Nexhmi Rudari: Kundër.
KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR kuotës për deputetë nga diaspora?
Nexhmi Rudari: Jam për.
KALLXO.com: A je PËR apo KUNDËR ridizajnimit të skemës për veteranët e luftës me të cilën është abuzu?
Nexhmi Rudari: Për.
KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR heqjes së kartonit të gjelbër për diasporën?
Nexhmi Rudari: Për.
KALLXO.com: Kush po ua financon fushatën?
Nexhmi Rudari: Fushatën time personale, vetë edhe familjarët.
KALLXO.com: Sa vende pune i keni momentalisht dhe sa vende pune keni me i mbajt gjatë kohës kur jeni deputet/ministër?
Nexhmi Rudari: Për momentin kam një vend pune dhe punoj me honorar katër orë në javë në kolegj.
KALLXO.com: Sa janë të hyrat mujore dhe çfarë pasurie keni?
Nexhmi Rudari: Të hyrat mujore dihen paga e nënkryetarit dhe honorar një shumë modeste që punoj me student në kolegj.
KALLXO.com: A e keni pasurinë e përbashkët me grune/burrin? Nëse jo, a keni me e regjistru bashkarisht?
Nexhmi Rudari: Pasuria e patundshme është krejt në emer të gjyshit, ashtu figuron edhe në aplikacion kundër korrupsionit, kurse pasuria tjetër është në emër timin do të thotë shtëpia se nuk kam ndonjë pasuri tjetër.
KALLXO.com: Heren e fundit kur jeni sëmurë, ku jeni shëru, në spital privat apo publik?
Nexhmi Rudari: Nuk ka pasur spitale private fare atëherë, do të thotë prej para luftës nuk kam pasur nevoj për shërbime mjeksore për vete personalisht.
KALLXO.com: Ku keni me shku kur të bëheni deputet nëse sëmureni?
Nexhmi Rudari: Unë vazhdoj të u besoj spitaleve publike.
KALLXO.com: Fëmijët tuaj a janë në shkolla publike apo private?
Nexhmi Rudari: Publike gjithsesi.
KALLXO.com: Sa familjarë i keni të papunë dhe a keni me i punësu gjatë kohës që e merr mandatin?
Nexhmi Rudari: Të rrethit të ngushtë kam djalin edhe nusja e tij që janë student ende janë të pa punë, vajzën e madhe e kam të papunë. Nuk besoj se mundem dhe do të duhej t’i punësoj ata do të duhej të punësoheshin vetë në bazë të meritës.
KALLXO.com: Qysh keni me votu për fatin e Trepçës, me u privatizu apo me mbetë nën qeverisjen shtetërore?
Nexhmi Rudari: Edhe për një kohë duhet të jetë nën qeverisjen shtetrore.
KALLXO.com: Me cilin projekt keni me e kushtëzu votën tuaj për buxhet?
Nexhmi Rudari: Me projektin e rrugës Podujevë – Prishtinë dhe projektin e autostradës Besi – Merdar.
KALLXO.com: Cili ka me qene projekti/puna me te cilen keni me lane gjurme/trashegimia juaj si deputet?
Nexhmi Rudari: Këto dy projekte që përmenda besoj se janë të rëndësis së veqantë për qytetarët e Llapit, por edhe në funksionalizimin e projektit të spitalit në Podujevë.
KALLXO.com: Sa pyetje parlamentare keni me i parashtru brenda një viti?
Nexhmi Rudari: Tash varet se sa seanca do të mbahen, ne e pamë në mandatin e kaluar më shumë se 40 seanca nuk kanë pëefunduar, por unë besoj se në shumicën e seancave mund të shtroj pyetje.
KALLXO.com: Sa takime me qytetarë keni me i mbajtë gjatë një viti/mandati?
Nexhmi Rudari: Ne kemi biseduar edhe me kandidatët e tjerë të degës tonë dhe do të bejmë një zyrë dhe ndoshta së paku një herë në dy javë apo tri jave secili me rrotacion të jemi prezentë në zyrë për të dëgjuar kërkesat e qytetarëve.
KALLXO.com: Makinat më të vjetra se cili vit nuk duhet të lejohen të importohen në Kosovë?
Nexhmi Rudari: Unë mendoj se nuk do të duheshin të lejoheshin veturat të cilat janë më të vjetra se tetë vjetë.
KALLXO.com: Sa dëgjime publike keni me i iniciu ne komisionet ku keni me qene pjese?
Nexhmi Rudari: Unë nëse zgjidhem deputet besoj që posaqerisht në fushën e qeverisjes lokale dhe në fushën e arsimit do të japë maksimumin kështu që edhe ato të iniciohen në debate për arsim kryesishtëpasi vij nga fusha e arsimit.
KALLXO.com: A jepni dorëheqje nëse ju ngritet aktakuzë?
Nexhmi Rudari: Nëse aktakuzë është e bazuar dhe jo politike po.
KALLXO.com: A e votoni rrëzimin e qeverisë nëse kryeministri ka aktakuzë?
Nexhmi Rudari: Mendimi është i njejtë, nëse akuza është e bazuar, po.
KALLXO.com: A e votoni një qeveri që i ka mbi 15 Ministri?
Nexhmi Rudari:Nuk do ta votoja.
KALLXO.com: Sa zv.ministra duhet t’i ketë një ministri?
Nexhmi Rudari: Së paku një e më së shumti dy për shkak edhe të komuniteteve.
KALLXO.com: A keni me i votu për anëtarësim në borde të ndërmarrjeve publike & shoqërore njerëzit që nuk i plotësojnë kushtet për emërim?
Nexhmi Rudari: Jo.
KALLXO.com: A keni me i bo transparente fondet e partisë?
Nexhmi Rudari: Unë nuk e di sa janë ato fonde, por unë e di sa fonde merren drejtëpërdrejti, nëse varet nga unë po.
KALLXO.com: A keni me i hape dokumentet/faturat ne kuvend/ministri?
Nexhmi Rudari: Po, është obligim.