Qëndrimet e Ilir Tashollit, për taksën, hidrocentralet, termocentralet dhe shkëmbimin e territoreve
Kandidati për deputet, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ilir Tasholli në një intervistë për KALLXO.com, ka thënë se nese merr mandatin e deputetit, do të punojë për përmirësimin e imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Ai tutje shtoi se do të jap kontribut si deputet dhe nuk mendon të marr ndonjë post ministror.
Ai shton se avancimi i gruas do të jetë një cështje tjetër të cilën do ta ndjek nëse bëhet deputet në legjislaturën e ardhshme.
Tasholli dha edhe qëndrimet e tij në lidhje me disa nga çështjet që u diskutuan dhe morën vëmende të madhe.
Ai thotë se është për shitjen e Telekomit të Kosovës dhe për ndërtimin e hidrocentraleve në lumenjtë e Kosovës.
Më poshtë mund ta lexoni intervistën e plotë të kandidatit të LDK-së, Ilir Tasholli:
KALLXO.com: Cila është kauza që keni me e shty nëse bëheni deputet?
Ilir Tasholli: Mendoj se Kosova ka shumë punë që duhet me i shty përpara. Ajo që ne e kemi mendu, dhe që unë e kam mendu, sigurisht që ka shumë punë rreth përmirësimit të imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, normalisht pasi vi prej fushës së infrastrukturës, meqenëse jam drejtor në komunë në aspektin infrastrukturor, shëndetësi me të mirë, për një arsim më të mirë dhe më të avancuar, për një mirëqenie më të mirë, vendin tonë kemi me e bo që njerëzt e tonë mos të shkojnë në vende tjera dhe sigurisht një prej kauzave kryesore për aq sa unë zgjidhem deputet mendoj që prioritet është edhe sundimi i ligjit dhe avancimi i të gjitha institucioneve që merren me implementimin dhe zbatimin e ligjit.
KALLXO.com: Nëse e merrni mandatin a keni me vazhdu me qenë deputet apo keni me kalu me ndonjë post tjetër?
Ilir Tasholli: Mendoj se, e kam mendu në fakt edhe më herët, të qenit deputet është një rast që unë të jap kontributin tim aq sa mundem brenda për brenda Kuvendit të Kosovës.
KALLXO.com: Cilat taksa mendoni se duhet me u ulë dhe cilat me u rritë në Kosovë?
Ilir Tasholli: Normalisht që shteti jeton nga taksat, sigurisht që taksat të cilat do të duhej të uleshin janë taksat që duhet me i ulë për prodhuesit vendor, jemi dëshmitarë që vitet e fundit prodhimi që mendoj se është një prej fushave më të rëndësishme të një shteti dhe do duhej me qenë i subvencionuar dhe ndoshta në kuadër të prodhimit vendor është vendi adekuat për uljen e taksave.
KALLXO.com: Cilat janë tri amandamentet e para që keni me i propozu?
Ilir Tasholli: Sigurisht kjo do të jetë një punë që kemi me e pa më pastaj, realisht ndoshta nga fusha e turizmit, Lipjani është një vend që është i njohur për shumë zona turistike të cilat mendoj deri më tani nuk janë trajtuar mirë dhe mendoj se kanë një potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit.
KALLXO.com: Cilat janë tri problemet/nevojat kryesore e komunës prej nga vini?
Ilir Tasholli: Normalisht përmbyllja e të gjitha çështjeve që kanë të bëjnë me infrastrukturën dhe kemi shumë punë për të bërë në kuadër të politikave ambientale, që mendoj se është një prej kritereve kryesore edhe për integrime të mëtutjeshme sigurisht edhe ndonjë çështje që ne e vlerësojmë, ta zëmë në Lipjan kemi një hekurudhë që kalon mes për mes qytetit, sigurisht që ndoshta me u mundu që hekurudha mos të pengojë pjesën kryesore për shkak se na e ka nda qytetin të dy pjesë.
KALLXO.com: A ka gjasa me e nderru partinë ku jeni tash?
Ilir Tasholli: Jo.
KALLXO.com: A ka gjasa me votu kundër qëndrimit të grupit tuaj parlamentar?
Ilir Tasholli:Realisht jo. Unë e kuptoj mirë të qenurit në një parti, mund të diskutojmë gjithmonë deri sa të merremi vesh por qëndrimet partiake pastaj mbeten qëndrime të unifikuara që unë nuk dyshoj në qëndrimet e partisë Lidhjes Demokratike që janë gjithmonë të unifikuara.
KALLXO.com: Cili grup i diskriminuar do ta ndjenë më së shumti përkrahjen tuaj si deputet?
Ilir Tasholli: Mendoj që në kuadër të barazisë gjinore, avancimit të rolit të grave plus ne si parti e kemi bërë një hap shumë të madh me nominimin e kandidatës për kryeministre që është një grua.
KALLXO.com: Çka do të bëni për përmirësimin e ambientit (mjedisit) dhe ajrit të ndotur në Kosovë?
Ilir Tasholli: Sigurisht që më të gjitha fatkeqësisht që me nivel lokal nuk kemi pas mundësi me bë atë që ne kemi dëshiruar dhe kemi mundur për shkak se politikat ambientale zakonisht në të gjitha shtetet janë politika të cilat janë të centralizuara në këtë rast janë politika që zhvillohen në nivel qeveritar dhe mendoj nëse jemi atje do të mund të japim kontribut të mirë në lidhje me përmirësimin e ambientit.
KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të termocentralit të tretë me qymyr?
Ilir Tasholli: Kundër.
KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR djegies së qymyrit nëpër shtëpi gjatë dimrit?
Ilir Tasholli: Kundër.
KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR përdorimit të qeseve të plastikës?
Ilir Tasholli: Kundër.
KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR shitjes së Telekomit të Kosovës?
Ilir Tasholli: Për.
KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të autostradës së Dukagjinit?
Ilir Tasholli:Nuk e di.
KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR shkëmbimit të territoreve me Serbi?
Ilir Tasholli: Kundër.
KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR heqjes së tarifës me Serbinë?
Ilir Tasholli: Nuk e di.
KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të hidrocentraleve në lumenjtë e Kosovës?
Ilir Tasholli: Për.
KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR mbylljes së Universiteteve Publike nëpër komuna nëse nuk i akreditohen programet nga Agjencia e Akreditimit?
Ilir Tasholli: Për, nëse nuk akreditohen.
KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR monopolit në homoligim?
Ilir Tasholli: Kundër.
KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR martesave në mes të gjinisë së njëjtë?
Ilir Tasholli: Nuk e di.
KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR bartjes së shamive në shkolla?
Ilir Tasholli: Kundër.
KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR kuotës për deputetë nga diaspora?
Ilir Tasholli: Për.
KALLXO.com: A je PËR apo KUNDËR ridizajnimit të skemës për veteranët e luftës me të cilën është abuzu?
Ilir Tasholli: Për ridizajnimin.
KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR heqjes së kartonit të gjelbër për diasporën?
Ilir Tasholli: Për.
KALLXO.com: Kush po ua financon fushatën?
Ilir Tasholli: Realisht me forca tonat vetanake dhe sigurisht me të gjitha të hyrat që vijnë, që janë në baza ligjore që na jep KQZ-ja neve si parti.
KALLXO.com: Sa vende pune i keni momentalisht dhe sa vende pune keni me i mbajt gjatë kohës kur jeni deputet/ministër?
Ilir Tasholli: Tani për tani kam një vend të punës, sigurisht që në momentin që jam deputet nuk kam ndonjë vend tjetër të punës.
KALLXO.com: Sa janë të hyrat mujore dhe çfarë pasurie keni?
Ilir Tasholli: Kam të hyra mujore një pagë të drejtorit që është përafërsisht 650 euro dhe të prindit që e kam pensionist. Pasurinë jetoj në bashkësi familjare me prindin, gruan dhe fëmijët. Pasuria ime është e përbashkët ndoshta nuk e kam një total të saktë, diku 400.000 euro me prona, krejt shpi, krejt çka kam.
KALLXO.com: A e keni pasurinë e përbashkët me grune/burrin? Nëse jo, a keni me e regjistru bashkarisht?
Ilir Tasholli: Gjithçka kemi të përbashkët, pasurinë sigurisht që e kemi të përbashkët. Nuk e kemi me emër pasi që unë e kam në emër të prindit nuk e kam përkthy akoma.
Unë e kam lut disa herë dhe i kam thënë disa herë, në momentin që ajo është e gatshme dhe e gjejmë kohën me shumë qejf e bëj.
(Jo nuk e kemi të ndarë me dokumentacion, disa herë e kemi diskutu dhe në momentin e parë që e gjejmë kohën kemi me e bë të përbashkët, përndryshe gjithçka e kemi të përbashkët.
Sigurisht në momentin që përfundojnë zgjedhjet, një muaj prapa.)
KALLXO.com: Heren e fundit kur jeni sëmurë, ku jeni shëru, në spital privat apo publik?
Ilir Tasholli: Asnjëherë skam qenë në spital, në jetën time. Të gjitha i kam bë ose në QKUK ose të ndonjë ordinancë private këtu në Lipjan.
KALLXO.com: Ku keni me shku kur të bëheni deputet nëse sëmureni?
Ilir Tasholli: Gjithmonë në spitale publike.
KALLXO.com: Fëmijët tuaj a janë në shkolla publike apo private?
Ilir Tasholli: Në shkolla publike.
KALLXO.com: Sa familjarë i keni të papunë dhe a keni me i punësu gjatë kohës që e merr mandatin?
Ilir Tasholli: E kam gruan pa punë, vajzën pa punë, të tjerët janë të vogël. A kam me i punësu nuk e kam mendu asnjëherë, mendoj se është e drejtë e çdo qytetari të Republikës së Kosovës për aq sa nuk ka ndonjë konflikt interesi të gjejnë një punë.
KALLXO.com: Qysh keni me votu për fatin e Trepçës, me u privatizu apo me mbetë nën qeverisjen shtetërore?
Ilir Tasholli: Nuk jam i ambientuar me temën, mendoj që më e mira do ishte me mbet në qeverisje të shtetit.
KALLXO.com: Me cilin projekt keni me e kushtëzu votën tuaj për buxhet?
Ilir Tasholli: Me projektet të cilat janë të gjitha në dobi dhe në mirëqenie të qytetarëve për aq sa e shoh që ka ndodhur diçka që është bërë e pa drejtë.
KALLXO.com: Cili ka me qene projekti/puna me te cilen keni me lane gjurme/trashegimia juaj si deputet?
Ilir Tasholli: Mendoj me korrektësinë time, me sjelljet e mija dhe me kontributin tim për aq sa unë mund.
KALLXO.com: Sa pyetje parlamentare keni me i parashtru brenda një viti?
Ilir Tasholli: Për aq sa ka seanca parlamentare, mendoj se për çdo seancë parlamentare do të parashtroj ndonjë pyetje për të gjitha çështjen që mendoj se vendi prej nga vi unë por jo vetëm vendi por të gjithë qytetarët e Kosovës kanë nevojë.
KALLXO.com: Sa takime me qytetarë keni me i mbajtë gjatë një viti/mandati?
Ilir Tasholli: Gjatë një viti sigurisht 500/600.
KALLXO.com: Makinat më të vjetra se cili vit nuk duhet të lejohen të importohen në Kosovë?
Ilir Tasholli: Nuk jam i ambientuar, të gjitha makinat të cilat verifikohen që ndikojnë në ndotjen e ambientit.
KALLXO.com: Sa dëgjime publike keni me i iniciu ne komisionet ku keni me qene pjese?
Ilir Tasholli: 7/8.
KALLXO.com: A jepni dorëheqje nëse ju ngritet aktakuzë?
Ilir Tasholli: Po.
KALLXO.com: A e votoni rrëzimin e qeverisë nëse kryeministri ka aktakuzë?
Ilir Tasholli: Realisht të gjitha aktakuzat duhet të verifikohen nga organet të cilat janë kompetente.
Po.
KALLXO.com: A e votoni një qeveri që i ka mbi 15 Ministri?
Ilir Tasholli: Jo.
KALLXO.com: Sa zv.ministra duhet t’i ketë një ministri?
Ilir Tasholli: Mendoj që shumë më pak se sa në qeverinë e kaluar.
2 zëvëndës ministra për ministri.
KALLXO.com: A keni me i votu për anëtarësim në borde të ndërmarrjeve publike & shoqërore njerëzit që nuk i plotësojnë kushtet për emërim?
Ilir Tasholli: Asnjëherë.
KALLXO.com: A keni me i bo transparente fondet e partisë?
Ilir Tasholli: Për aq sa është në kompetencën time.
KALLXO.com: A keni me i hape dokumentet/faturat ne kuvend/ministri?
Ilir Tasholli: Gjithmonë në shërbim të transparencës.