Kandidatja e LDK-së, për ndërtimin e autostradës së Dukagjinit dhe hidrocentraleve në lumenjtë e Kosovës

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Flutura Beka-Kamberaj në një intervistë për KALLXO.com tregon kauzën e saj të cilën do ta shyjë përpara nëse merr besimin e qytetarëve për t’i përfaqësuar ata në Kuvendin e Kosovës në legjislaturën e ardhshme.

E fokusuar më shumë në sektorin bankar, pasi që aty ka punuar për 15 vite, Flutura Beka tregon se kauza e saj do të jetë më shumë drejt zhvillimit ekonomik dhe përmirësimit të ambientit ekonomik deri sa shton se do të mbaj postin e deputetes dhe do të jetë zëri i qytetarëve që i besojnë asaj.

Tutje, Flutura Beka Kamberaj tregon edhe se është për ndërtimin e hidrocentraleve në lumenjtë e Kosovës.

Flutura Beka u përgjigj edhe në pyetjet speficike që prekën tema të rëndësishme të cilat bënë bujë dhe u diskutuan shumë në publik e shoqëri.

Ajo thotë se është kundër martesave në mes të gjinisë së njëjtë por të njëjtin mendim nuk e ka kur pyetet për bartjen e shamive në shkolla.

Për këtë të fundit thotë se nuk është kundër.

Më poshtë lexoni intervistën e plotë me Flutura Beka-Kamberaj:

KALLXO.com: Cila është kauza që keni me e shty nëse boheni deputet?

Flutura Beka Kamberaj: Unë punoj në sektorin bankar këshu që aty kemi pasur rastin të ballafaqeohemi me probleme të ndryshme që ndodhin në sektorin privat dhe në ekonomitë familjare, kështu që unë do të fokusohem kryesisht në zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e ambientit ekonomik.

KALLXO.com: Nëse e merrni mandatin a keni me vazhdu me qenë deputet apo keni me kalu me ndonjë post tjetër?

Flutura Beka Kamberaj: Besoj se do të jem zëri i qytetarëve për atë jam në listë për kandidate për deputete dhe do të vazhdoj të jem deputete.

KALLXO.com: Cilat taksa mendoni se duhet me u ulë dhe cilat me u rritë në Kosovë?

Flutura Beka Kamberaj: Të gjitha ato taksa që janë në dëm të izneseve qoftë ato të vogla apo të mesme, duhet të ulen sepse ne duhet të u japim hapësirë të gjitha bizneseve që të kenë zhvillim ekonomik, duhet të rriten ato që dëmtojnë bizneset në Kosovë. Duhet të rriten taksat për importet e produkteve që rrezikojnë prodhimin vendor.

KALLXO.com: Cilat janë tri amandamentet e para që keni me i propozu?

Flutura Beka Kamberaj: Varësisht prej planit të LDK-së.

KALLXO.com: Cilat janë tri problemet/nevojat kryesore e komunës prej nga vini?

Flutura Beka Kamberaj: Unë vi prej qytetit të Mitrovicës së Veriut, kam lindur dhe jam rritur në pjesën veriore të qytetit, kështu që ne kemi një mori problemesh me të cilat ballafaqohemi, besoj se do të ngris disa çështje që kanë të bëjnë me qytetarët e veriut, do të punoj drejt fuqizimit të gruas në shoqëri dhe zhvillimin ekonomik të bizneseve.

KALLXO.com: A ka gjasa me e nderru partinë ku jeni tash?

Flutura Beka Kamberaj: Asnjëherë jam lindur dhe jam rritur në një familje që kanë qenë gjithmonë me LDK-në.

KALLXO.com: A ka gjasa me votu kundër qëndrimit të grupit tuaj parlamentar?

Flutura Beka Kamberaj: Jo, besoj se ne do të kemi një koordinim së bashku.

KALLXO.com: Cili grup i diskriminuar do ta ndjenë më së shumti përkrahjen tuaj si deputet?

Flutura Beka Kamberaj: Për shkak të përvojës sime shumë vjeçare në sektorin bankar, do të jem përkrahëse e bizneseve dhe grave.

KALLXO.com: Çka do të bëni për përmirësimin e ambientit (mjedisit) dhe ajrit të ndotur në Kosovë?

Flutura Beka Kamberaj: Do të bazohemi në plan programin e LDK-së dhe do të punojmë për përmirësimin e ambientit.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të termocentralit të tretë me qymyr?

Flutura Beka Kamberaj: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR djegjes së qymyrit nëpër shtëpi gjatë dimrit?

Flutura Beka Kamberaj: Kundër

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR përdorimit të qeseve të plastikës?

Flutura Beka Kamberaj:  Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR shitjes së Telekomit të Kosovës?

Flutura Beka Kamberaj:  Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të autostradës së Dukagjinit?

Flutura Beka Kamberaj: Për.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR shkëmbimit të territoreve me Serbi?

Flutura Beka Kamberaj: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR heqjes së tarifës me Serbinë?

Flutura Beka Kamberaj: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të hidrocentraleve në lumenjtë e Kosovës?

Flutura Beka Kamberaj: Për.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR mbylljes së Universiteteve Publike nëpër komuna nëse nuk i akreditohen programet nga Agjencia e Akreditimit?

Flutura Beka Kamberaj: Kundër mbylljes së tyre pasi që kam qenë edhe pjesë e stafit të universitetit të Mitrovicës, duhet t’i jepet, duhet me ju dhanë mundësi të gjithë studentëve për me u shkollu.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR monopolit në homoligim?

Flutura Beka Kamberaj:  Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR martesave në mes të gjinisë së njëjtë?

Flutura Beka Kamberaj: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR bartjes së shamive në shkolla?

Flutura Beka Kamberaj: Do të varet nga vullneti i qytetarëve, unë sjam kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR kuotës për deputetë nga diaspora?

Flutura Beka Kamberaj: Për.

KALLXO.com: A je PËR apo KUNDËR ridizajnimit të skemës për veteranët e luftës me të cilën është abuzu?

Flutura Beka Kamberaj: Për.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR heqjes së kartonit të gjelbërt për diasporën?

Flutura Beka Kamberaj: Për.

KALLXO.com: Kush po ua financon fushatën?

Flutura Beka Kamberaj: Vet së bashku me partinë.

KALLXO.com: Sa vende pune i keni momentalisht dhe sa vende pune keni me i mbajtë gjatë kohës kur jeni deputet/ministër?

Flutura Beka Kamberaj: Unë jam momentalisht, menaxhere për korporata në regjionin e Mitrovicës në bankë dhe asambliste nëse bëhem deputete do ta mbaj vetëm një post.

KALLXO.com: Sa janë të hyrat mujore dhe çfarë pasurie keni?

Flutura Beka Kamberaj: Kam pagë mbi 1 mijë euro dhe në asamble komunale rreth 250 euro.

KALLXO.com: A e keni pasurine e perbashket me grune/burrin? Nese jo, a keni me e regjistru bashkarisht?

Flutura Beka Kamberaj: Po.

KALLXO.com: Heren e fundit kur jeni sëmurë, ku jeni shëru, në spital privat apo publik?

Flutura Beka Kamberaj: Në spital publik kemi edhe sigurim shëndetësor.

KALLXO.com: Ku keni me shku kur të beheni deputet nëse sëmureni?

Flutura Beka Kamberaj: Në spitale publike.

KALLXO.com: Fëmijët tuaj a janë në shkolla publike apo private?

Flutura Beka Kamberaj: Publike.

KALLXO.com: Sa familjarë i keni të papunë dhe a keni me i punësu gjatë kohës që e merr mandatin?

Flutura Beka Kamberaj: Nuk kam familjarë nga rrethi i ngushtë të papunë.

KALLXO.com: Qysh keni me votu për fatin e Trepçës, me u privatizu apo me mbetë nën qeverisjen shtetërore?

Flutura Beka Kamberaj: Nën qeverisje shtetërore.

KALLXO.com: Me cilin projekt keni me e kushtëzu votën tuaj për buxhet?

Flutura Beka Kamberaj: Varet nga plan programi i LDK-së.

KALLXO.com: Cili ka me qene projekti/puna me te cilen keni me lane gjurme/trashegimia juaj si deputet?

Flutura Beka Kamberaj: Duke u bazuar në profesionin tim do të jem zëri i bizniseve dhe njëkohësisht do të punoj në zhvillimin e sektorit privat dhe mirqenies sociale të qytetarëve.

KALLXO.com: Sa pyetje parlamentare keni me i parashtru brenda një viti?

Flutura Beka Kamberaj: Nuk mundem me dhanë një numër të saktë sepse do të varet nga kauzat që do të hapen në kuvend.

KALLXO.com: Sa takime me qytetarë keni me i mbajtë gjatë një viti/mandati?

Flutura Beka Kamberaj: Cdo ditë do të jem me qytetarë dhe do të jem zëri i tyre.

KALLXO.com: Makinat më të vjetra se cili vit nuk duhet të lejohen të importohen në Kosovë?

Flutura Beka Kamberaj: Varet si e parasheh LDK.

KALLXO.com: Sa degjime publike keni me i iniciu ne komisionet ku keni me qene pjese?

Flutura Beka Kamberaj: Edhe kjo do të varet nga planprogrami ynë.

KALLXO.com:  A jepni dorëheqje nëse ju ngritet aktakuzë?

Flutura Beka Kamberaj: Natyrisht se po.

KALLXO.com: A e votoni rrëzimin e qeverisë nëse kryeministri ka aktakuzë?

Flutura Beka Kamberaj: Do të jetë në koordinim me grupin parlamentar.

KALLXO.com:  A e votoni një qeveri që i ka mbi 15 Ministri?

Flutura Beka Kamberaj: Jo.

KALLXO.com: Sa zv.ministra duhet t’i ketë një ministri?

Flutura Beka Kamberaj:  Preferohet një apo më së shumti dy.

KALLXO.com: A keni me i votu për anëtarësim në borde të ndërmarrjeve publike & shoqërore njerëzit që nuk i plotësojnë kushtet për emërim?

Flutura Beka Kamberaj: Jo.

KALLXO.com: A keni me i bo transparente fondet e partisë?

Flutura Beka Kamberaj: Gjithsesi.

KALLXO.com: A keni me i hape dokumentet/faturat ne kuvend/ministri?

Flutura Beka Kamberaj: Gjithsesi.