Skandali i Këshillit Gjyqësor të Kosovës
Emisioni “Drejtësia në Kosovë” të premten transmetoi ekskluzivisht hulumtimin për dyshimet për keqpërdorimet e fondeve në Këshillin Gjyqësor të Kosovës.
Në pjesën e dytë i njëjti emision transmetoi reportazhin e aksionit të Prokurorisë Themelore në Pejë, dhe bastisjen në disa lokale e shtëpi në të cilat po dyshoheshin se po bënin shitje ilegale të lëndëve narkotike ndaj nxënësve.
Pjesa e parë e emisionit zbardh skandalin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës të cilët gabimisht i transferuan një shumë të madhe parash një personi i cili ka qenë i paraburgosur gabimisht.
Cilat ishin veprimet e komisionit lidhur me kompensimin e dëmit të të dëmtuarit që ishte paraburgosur gabimisht?
Kur u kuptua ky gabim?
Cila ishin veprimet që kishte ndërmarrë KGJK pasi mësoi skandalin e bërë?
Në pjesën e dytë, mësoni se për çfarë plani, u bastisën dy shtëpi dhe lokale në Istog?
Çka u gjet dhe çka u konfiskua gjatë bastisjes?