Kosova eksporton 20 milionë kilogramë mbetje të letrës

Shitja e materialeve të riciklueshme dhe mbetjet e letrës përtej kufijve të Kosovës ka pësuar rënie këtë vit, në anën tjetër çmimet mesatare si raport në mes të vlerës së mallit të shitur dhe sasisë rezultojnë me rritje.

Fabrikën e riciklimit të plastikës “Plastika” është ndër bizneset e rralla në Kosovë që bënë riciklimin e materialeve. Ajo operon në afërsi të Parkut Industrial në Drenas.

Menaxheri i prodhimtarisë në “Plastika” Arian Shabani tha se ata bëjë riciklimin e plastikës dhe folis.

“Momentalisht ne bëjmë riciklojmë plastiken edhe foli . Kapacitetet tona janë 12 ton ose 12 mijë kg për 24 orë, qëllimet tona janë sigurisht që më u rrit kjo sasi për vitin e ardhshëm deri në 24 ton për 24hr, pasi që edhe makinën e kemi ble. Çdo mbeturinë që vjen të na riciklohet, bëhet lënda e parë dhe finalizohet”, tha Shabani për Gazetën JnK.

Graf 01-Eksporti i materialeve risikluese dhe mbetje letre-sasia

Kjo fabrikë eksporton në disa vende të rajonit, duke përfshi Kroacinë dhe në Greqinë.

“Ne eksportojmë në rajon; Serbi, Greqi, Kroaci dhe në këtë vit kemi pasur një takim me një firmë gjermane tregtare, kemi arrit një marrëveshje me ta, kontingjentin e parë do të nisim në janar, ata e kanë lyp si test materialin tonë, e nëse dalim të suksesshëm, kemi me rrit kapacitetin, pasi që Gjermania ka një treg shumë të madh për mundësi”, theksoi Shabani.

Në mungesë të fabrikave të riciklimit, pjesa më e madhe materialeve të riciklueshme dhe mbetjet e letrës eksportohen.

Lidhur me eksportimin  e materialeve të riciklueshme Gazeta JNK ka analizuar të dhënat e siguruara nga Dogana e Kosovës për periudhën janar-nëntor për tri vitet 2016, 2017 dhe 2018-të.

Graf 02-Eksporti i materialeve risikluese dhe mbetje letre-vlera
Graf 02-Eksporti i materialeve risikluese dhe mbetje letre-vlera

Për periudhën nëntëmujore të viteve 2016-2018, Republika e Kosovës ka eksportuar 35 milionë e 53 mijë e 725 kilogramë materiale të riciklueshme dhe mbetje të letrës. Me vlerë të përgjithshme 27 milionë e 131 mijë e 529 euro.

Të dhënat e Doganës tregojnë se janë eksportuar materiale të riciklueshme të aluminit, plastikës dhe mbetjeve të letrës.

Sipas pjesëmarrjes së këtyre artikuj, më shumë se gjysma apo 56.9 për qind e eksportit e përbejnë mbetjet e letrës, pastaj renditen artikujt ricikluese të aluminit me 36.9 për qind dhe plastika me 6.2 për qind.

Vetëm në muajt janar-nëntor të sivjetmë janë eksportuar mbi 10.8 milionë kilogramë materiale të riciklueshme dhe mbetje të letrës. Vlerë të përgjithshme mbi 10 milionë euro.

Në raport me një vit më parë sasia e eksportit në 2018-ën ka pësuar një rënie prej 16 për qind. Kjo sasi është më e vogël edhe nëse krahasohet me përudhën nëntëmujorë të 2016-ës.

Sasia më e lartë e eksportit për periudhat krahasuese të tri viteve është në vitin 2017-të mbi 12.8 milionë kilogramë.

Eksporti aluminit në rritje të lehtë

Për tri vite Kosova ka eksportuar mbi 12.9 milionë kilogramë materiale të riciklueshme të aluminit duke inkasuar kështu mbi 16.7 milionë euro. Që nga viti 2016-të deri në 2018-ën sasia e eksportit të materialeve të riciklueshme të aluminit sillet në mes 3.6 e 4.6 milionë kilogramë.

Në bazë të dhënave të Doganës, sasia më e lartë e këtij lloj eksporti evidentohet në 2018-ën përderisa më e ulëta ishte vitit 2016-të.

Për nëntë muajt e sivjetmë artikujt të riciklueshme të aluminit Kosova ka eksportuar mbi 4.6 milionë kilogramë me vlerë të përgjithshme mbi 6.4 milionë euro. Në periudhën janar-nëntor 2018 eksporti i këtyre materialeve është në nivele të njëjta të një viti më parë, me një rritje të pa përfillshme prej 1 për qind.

Graf 03-Çmimi mesatar i eksportuar i aluminit
Graf 03-Çmimi mesatar i eksportuar i aluminit

Sipas kalkulimit të thjeshtë të mesatares rezulton se çmimi mesatarë për një kilogramë alumini ka shënuar rritje.

Përgjysmohet eksporti materialeve ricikluese të plastikës

Për tri vite Kosova ka eksportuar mbi 2.1 milionë kilogramë materiale të riciklueshme të plastikës duke inkasuar kështu mbi 8 milionë euro. Që nga viti 2016-të deri në 2018-ën sasia e eksportit të materialeve të riciklueshme të plastikë sillet në mes 534 mijë e 1 milionëve kilogramëve.

Sasia më e lartë e këtij lloj eksporti evidentohet në nëntë muajt e 2017-ës mbi 1 milionë kilogramë përderisa më e ulëta regjistrohet në periudhën e njëjtë të sivjetmë.

Për nëntë muajt e sivjetmë artikujt të riciklueshëm të Kosova ka eksportuar mbi 534 mijë kilogramë me vlerë të përgjithshme prej 3 milionë eurove.

Graf 04-Çmimi mesatar i eksportuar i plastikes
Graf 04-Çmimi mesatar i eksportuar i plastikes

Në periudhën janar-nëntor 2018 sasia e eksportit të këtyre materialeve pothuajse është. Çmimi mesatar për një kilogramë plastikë ka shënuar rritje prej rreth 80 për qind në 2018-ën.

Mbetjet e letrës

Për periudhën nëntëmujore trevjeçare të tri viteve 2016-2018, Kosova shiti jashtë kufijve të saj mbi 19.9 milionë kilogramë mbetje të letrës duke sjell kështu në Kosovë mbi 2.3 milionë euro. Që nga viti 2016 e deri në 2018-ën, sasia e eksportit të mbetjeve të letrës sillet në mes 5 e 7 milionë kilogramëve.

Sasia më e lartë e këtij lloj eksporti evidentohet në nëntë muajt e 2017-ës me 7.2 milionë kilogramë dhe më e ulët evidentohet në periudhën e njëjtë të këtij viti.

Për nëntë muajt e sivjetmë, Kosova ka eksportuar mbi 5.6 milionë kilogramë mbetje të letrës, me vlerë të përgjithshme prej 625 mijë eurove.

Krahasuar me periudhën e njëjtë të një viti më parë, nga janar-nëntor 2018 sasia e eksportit të këtyre materialeve ra për 22 për qind, pasi ishte mbi 7.2 milionë kilogramë.

Çmimi mesatar për një kilogramë plastikë ka shënuar rritje që sillej rreth 17 për qind në 2018-ën.

Graf 05-Çmimi mesatar i eksportuar i mbetjeve te letrës
Graf 05-Çmimi mesatar i eksportuar i mbetjeve te letrës

Menaxheri i prodhimtarisë në “Plastika” Arian Shabani, Shabani nga fabrika “Plastika” kërkoi që qytetaret të vetëdijesohen për fabrikat e riciklimit pasi siç tha ai, mbeturina mund te behet prapë material i dobishëm.