Gazetarja që Fitoi Nobelin për Letërsi
Svetlana Alexievich, shkrimtarja bellaruse, historitë gojore të të cilës kanë regjistruar zërat e mijëra individëve për të përshkruar shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, ka fituar çmimin Nobel për letërsi.
Akademia Suedeze, e bëri të ditur fitoren e saj, dhe i vlerësoj shkrimet e saj si “shkrime polifonike” duke i përshkruar ato si një “monument gëzimi dhe vuajtje në kohën tone”.
Ajo është gruaja e 14-të e cila ka fituar çmimin prej kur është dhënë për herë të pare në vitin 1991.
Gruaja e fundit e cila e fitoi ishte kanadezja Alice Munro në vitin 2013.
Duke folur permes telefonit per transmetuesin suedez SVT, Svetlana Alexievich ka thënë se çmimi e ka lënë atë me një ndjenjë të “komplikuar”.
“Menjëherë ngjalli emra të mëdhenjë si Ivan Brunin, Boris Pasternak”, tha ajo, duke iu referuar shkrimtarëve rus të cilët e kanë fituar çmimin.
“Në njërën anë, kjo është ndjenjë fantastike, por është edhe pak shqetësuese”.
Raportet hulumtuese të Alexievichit nga një Rusi e trazuar politikisht, së bashku me stilin e saj të shkrimit, e kanë bërë atë të preferuar në mesin e shumë kritikave për shumë vite.
Letërsia e saj ka shumë kronika të tragjedive të mëdha të Bashkimit Sovjetik dhe kollapsit të tij: Lufta e Dytë Botërore, Lufta e sovjetike në Afganistan, katastrofa bërthamore e Çernobilit dhe vrasjet që pësuan nga vdekja e komunizmit.
Novela e parë e saj “Fytyra e pa shfaqur e grave në luftë” e publikuar në vitin 1985 e bazuar në tregimet e pa treguara të mëparshme të grave që kanë luftuar kundër nazistëve gjerman, e cila është shitur në më shumë se 2 milion kopje.
Librat e saj janë botuar në 19 vende të ndryshme të botës.
Alexievich nuk është historianja e parë e cila e ka fituar më prestigjioz në botë për letërsi. Ëinston Churchill e fitoj në vitin 1953, për gjithë përfshirje n në veprat multi volume të cilat kanë dokumentuar historinë britanike në dy luftërat botërore.
Librat e Alexievich përfshijnë “Lutja e Çernobilit”, “Fytyra e pa shfaqur e grave në luftë”, “Dëshmitari i fundit” dhe “Djemtë Zinky”.
Alexievich ka lindur në vitin 1948 në Ivano-Frankovsk në jug të Ukraniës sovjetike të atëhershme, babai i saj ishte bjellorus kurse nëna ukraniase.
Familja e saj më vonë u shpërngul në Bjellorusi, ku të dy prindërit e saj punuan si mësues.
Ajo e filloj karrieren e saj si raportuese në një gazetë lokale para se të fillonte studimet në gazetari në
Universitetin e Minskut. Pastaj punoj si mësuese dhe si gazetare, dhe më pas përfundimisht morri poziten e korrospodentës në një revistë letrare.
Ajo ka provuar zhanre të ndryshme letrare, por ndikim në zgjedhjen e saj përfundimtare pati shkrimtari bjellorus Ales Adamovichicili “ e ndihmoj atë të gjejë rrugen e saj”.
Libri i pare i Alexievich është “ Unë e lash fshatin tim”, i cili i dha asaj një reputacion disidenti.
Kur e ajo e përfundoj “Fytyra e pa shfaqur e grave në luftë” në vitin 1983, ajo u akuzua për tejlavdërimin e gruas heroike sovjetike”.
Puna e saj nuk u publikua deri në vitin 1985 kur erdhi në pushtet Mikhail Gorbachev.
Pikëpamjet dhe pavarësia e Alexievich e kanë bërë jopopullore me autoritetet në Bjellorusi pasiqë ajo i përkiste opozitës.