Përfundon Seminari që Arrin të Mbledh Albanologët
Seminari, si çdo vit, edhe kësaj here ka organizuar kurse intensive të gjuhës shqipe, ka prezantuar ligjërata nga fusha të ndryshme të gjuhës, letërsisë e kulturës shqiptare, si dhe ka mbajtur sesionet e rregullta shkencore nga fusha e gjuhësisë, letërsisë dhe mediave. Po ashtu, në kuadër të programit të seminarit janë organizuar edhe udhëtime me karakter njohës e studimor për pjesëmarrësit seminarit.
Rrahman Paçarizi, për të cilin ishte viti i parë nën detyrën e drejtorit, tha se një risi e këtij seminari ishte organizimi i sesionit të vacantë për studimet albanologjike në fushë të kulturologjisë.
Gjithashtu tha se në kurset e gjuhës të organizuara, kishte pasur më se nëntëdhjetë studentë e studiues të gjuhës shqipe, të cilët kanë ndjekur kurset për të mësuar dhe përmirësuar shqipen e tyre.
Edhe seminaristët e kanë vlerësuar si të suksesshëm dhe të nevojshëm seminarin, pasi nëpërmjet tij ata janë në kontakt me gjuhën, letërsinë dhe kulturën, të cilën e studiojnë.
Emilia Conforti, albanologe, e cila jeton në Kalabri dhe ka babain arbëresh, shqipen e ka mësuar nga gjyshja e saj.
“Është viti i tretë me radhë, seminari më ka dhënë mundësinë për të përmirësuar njohuritë e mia të gjuhës shqipe dhe të kontribuojnë për studimet shkencore të albanologjis,” tha Conforti
Ndërsa, Přemysl Vinš, albanolog çek, i cili mbajti kumtesën me titull “Analiza e shkurtër e karikaturës politike dhe shoqërore në Shqipërinë komuniste”, për të cilin ishte viti i gjashtë që merrte pjesë në seminar, tha se për të seminari është i rëndësishëm.
“Përpos që mund të mësojmë edhe më mirë gjuhën nëpër kurse, është e rëndësime sidomos që mund të jemi pak kohë aty ku flitet shqip”.
Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulrurën Shqiptare konsiderohet eventi më i rëndësishëm për përhapjen dhe njohjen e studimeve albanologjike dhe të kulturës shqiptare. Seminari është themeluar në vitin 1974 në Fakultetin e Filologjisë (atëherë: Fakulteti Filozofik) të Universitetit të Prishtinës.
Ky Seminar organizohet për studentë e studiues që merren me probleme të gjuhës, të letërsisë e të kulturës shqiptare, po edhe me albanologjinë përgjithësisht.
Në vitin 1991 është ndërprerë veprimtaria e tij nga organet e dhunshme serbe. Në vitet 1995 e 1996 sesionet e këtij Seminari u mbajtën në Tiranë në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë e të Letërsisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ndërsa pas mbarimit të luftës, normalizohet gjendja dhe Seminari i Prishtinës mbahet rregullisht në bashkëpunim me Fakultetin Histori-Filologji të Tiranës.
Drejtori Paçarizi tha se synimi i seminarit për të ardhmen, është që të marrin një numër ndërkombëar për revistën
“Kjo në mënyrë që këto punime të hyjnë në sistemin e dijes globale, të citohen dhe përmes kësaj të japim një kontribut për shkencën, por edhe njëkohësisht të sigurojmë edhe mekanizmin e domosdoshëm që është për studiuesit, profesorët, në mënyrë që punimet e tyre t’i kenë të botuara në një revistë vendore e cila është me indeksim ndërkombëtar të citimeve,” tha ai.