Gana e njeh Kosovën Republikë

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Behgjet Pacolli, bëri të ditur se Republika e Ganës e ka njohur shtetin e Kosovës.

Pacolli e bëri publike njohjen, gjatë një konference për media, transmeton Express.

Pacolli ka bërë dhe një prezantim të rezultateve nga lobimi për rritjen e numrit të njohjeve të Kosovës.

Gana bëhet shteti i 86-të anëtar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara që e njeh pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 17 shkurt 2008.

Shteti i fundit që e kishte njohur Kosovën ishte Kuvajti, që e bëri këtë më 11 tetor 2001.