‘Aktori i vetëm’, shfaqja që korrespondon me fatin e artistit të sotëm kosovar

Monodrama “Aktori i vetëm”, e dhënë premierë të premten e kaluar në skenën e teatrit ‘AAB Faruk Begolli”, të kolegjit AAB në Prishtinës, solli në skenë gjendjen që po kalon artisti skenik i Kosovës, përballë pengesave të natyrave të ndryshme që duhet të përballojë.

I vetëm përballë të gjithëve, aktori Naim Berisha, që luan rolin e Hans Klipit, aktorit të nëpërkëmbur dhe të përjashtuar dhunshëm nga shoqëria, në mënyrë mjaft maestrale solli një rol mjaft unike, duke pasur parasysh, vështirësitë që dalë për realizmin e një role në një monodramë.

Monodrama “Aktori i vetëm” me tekst të Ralph Hammerthaler, realizuar në skenë nga Naim Berisha, si regjisor dhe aktor, trajton dramën e brendshme të një artisti të madh, i cili për shkak të degradimit të artit dhe shijes se publikut, përjashtohet nga shoqëria me dhunë, për tu vënë në situatë të skajshme jetësore dhe ekzistenciale.

Nisur nga ky fakt, shfaqja bartë një mesazh mjaft domethënës se siç janë shprehur për Kallxo.com, regjisorët dhe aktorët tanë, ajo duhet ta bëjë jetën e saj nëpër skenat teatrore në vend.

Regjisori Agim Selimi, ka potencuar në një prononcim për Kallxo.com se aktori Berisha ka arritur mjaft mirë synimin me publikun.

Kjo, pasi sipas tij, monodrama ‘Artisti i vetëm”, është një shfaqje që kërkon një zotësi, që e cila është arritur me rastin e dhënies së premierës së kësaj shfaqjeje.

“Shfaqja komunikoi mirë me publikun dhe kjo shfaqje jo e rëndomtë dhe për një publik të zgjedhur, sipas meje kjo shfaqje mund të ketë vend në repertorin e rregullt të teatrit, jo vetëm të “AAB Fahruk Begolli”, apo nëpër festivale të monodramës”, ka pohuar regjisori Agim Selimi

Hans Klipi i Kosovës

Ndërsa Aktroi Vedat Haxhiislami ka potencuar për Kallxo.com, se shfaqja “Aktori i vetëm” është një pasqyrë e realiteti në të cilën ndodhin krijuesit kosovarë, sidomos ata të artit skenik.

Edhe këtë, sipas tij, ne mënyrë mjaft profesionale e solli, aktori Berisha, duke krijuar një rol mjaft unik, marrë parasysh, vështirësitë që dalë për relzimin e një role në një monodramë.

“Shfaqja pat shpirt, jetë, njëkohësish edhe dhimbje. Këto u transmetuan nga aktori në mënyrën më të mirë të mundshme duke marre parasysh peripecitë e tij gjate inskenimit te saj”, ka pohuar aktori Haxhiislami.

Po, sipas, tij, shfaqja, shprehë gjendjen sa reale po aq edhe e dhimbshme që po karakterizon aktorin kosovar.

“Drama korrespondon me gjendjen e artistëve kosovarë. Sikurse Klipi edhe aktorë tanë, sikurse Berisha përballet me pengesa të ndryshme, posaçërisht pengesat që ia bërë që kjo shfaqje të mos arrijë të jepet premierën në skenën e Teatri Kombëtare të Kosovës”, ka pohuar aktroi Haxhiisalmi.

Pse duhet parë shfaqja?

Shfaqja “Artisti i vetëm”, me tekst të Ralph Hammerthaler, me regji dhe aktrim nga Naim Berisha, është dhëne premierë të premten e kaluar në Teatri AAB Faruk Begolli” të Kolegjit AAB në Prishtinë.

Shfaqje trajton dramën e brendshme të një artisti të madh, i cili për shkak të degradimit të artit dhe shijes se publikut, përjashtohet nga shoqëria me dhunë, për tu vënë në situatë të skajshme jetësore dhe ekzistenciale.

Personazhi i vetëm i kësaj shfaqje Hans Klip, gjatë prezantimit të tij të fundit para publikut të tij të zgjedhur rrëfen jetën e tij, momentet kultminante artistike në të kaluarën dhe dramën e tij në të tashmen.

Në fund të shfaqjes Hans Klip vetlargohet dëshpërueshëm nga arti i tij dhe nga vetvetja, duke renë në humnerën e pakthyeshme të dëshpërimit.

Shfaqja në mesazhin e sajë, bënë thirrje për kthimin e vlerave kulturore, në një shoqëri që është zvetënuar nga vlerat e mirëfillta dhe paraqet protestën më sublime kundër antivlerave.