Gjakova (Ilustrim)

Gjakovë: Tre persona nën akuzë për narkotikë dhe kalim ilegal të kufirit

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundër tre personave për vepra penale të narkotikut.

B.I., E.M., dhe I.A akuzohen se me datën 14 dhjetor 2018, pa autorizim kanë importuar substanca narkotike pasi me automjet kanë shkuar ne vendin e quajtur Suk, fshati Manz-Durrës, tek shtëpia e njërit nga të pandehurit, duke e marrë një qese najlon ngjyrë të bardhë me të cilën kishte narkotik të llojit marihuanë, rreth 539 gramë, me qëllim të trafikimit në Republikën e Kosovës.

B.I dhe I.A akuzohen edhe për veprën penale të kalimit të paautorizuar të vendkalimit kufitar pasi duke anashkaluar vendkalimin e autorizuar kufitare, në mënyrë ilegale përmes rrugëve malore kanë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës, ku të njëjtit pasi janë hasur nga policia janë arrestuar.

Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovë, që të pandehurit të dënohen sipas ligjit për veprat penale që iu vihen në barrë.