Foto: Ilustrim

Gjakovë: Djali rrahë nënën e tij

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person për dhunë në familje.

Sipas PK-së, i dyshuari e ka sulmuar fizikisht  nënën e tij duke i shkaktuar lëndime trupore.

Rasti ka ndodhur dy ditë më parë, rreth orës 08:30.

“Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.