Presidenti Ilir Meta

FOTO: Presidenti shqiptar viziton Prevallën

President i Shqipërisë, Ilir Meta duket se këtë fundjavë ka qëndruar në Kosovë.

Përmes një publikimi në Facebook, Meta ka treguar se ka vizituar Prevallën e Prizrenit.

“Prevalla është e paparë në çdo stinë!”, thuhet më përshkrimin e Metës në një fotografi të tijën në Prevallë.

Ndërkohë, mbrëmjen e së shtunës opozita në Shqipëri ka protestuar dhunshëm në Tiranë, duke kërkuar rrëzimin e Qeverisë së Edi Ramës.

 

Foto: Ilir Meta -Facebook