Fillon takimi i liderëve në ‘konakun’ e Veselit

Ka filluar takimi i liderëve institucionalë i thirrur nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Krerët e institucioneve, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryesuesi i ekipit negociator , Fatmir Limaj janë futur brenda në takim.

Ndonëse është thirrur, Shpend Ahmeti ende nuk ka ardhur në këtë takim.

KALLXO.com mëson brenda këtij takimi pritet të diskutohet për Samitin e Berlinit dhe dialogun Kosovë-Serbi

https://kallxo.com/veseli-mbledh-neser-kreret-shteteror-dhe-ekipin-negociator/