Presidentja Osmani takon liderë të shumë shteteve gjatë Forumit të Paqes në Paris

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka takuar liderë të shumë shteteve gjatë qëndrimit në forumin e paqes në Paris.

Përmes rrjetit Twitter, Osmani bëri të ditur se arriti të bashkëbisedojë me shumë presidentë lidhur me sfidat e përbashkëta në Evropë.

“Bashkëpunimi me miqtë dhe aleatët është parësor teksa synojmë të kapërcejmë sfidat e përbashkëta në Evropë dhe më gjerë. Gjatë qëndrimit në Forumin për Paqe në Paris, kisha kënaqësinë të bashkëbisedojë me presidentët e Estonisë, Liberisë, Hungarisë dhe Maqedonisë së Veriut”- ka shkruar Osmani.

 

Osmani po ashtu takoi edhe kryeministrin e Andorrës, Xavier Espot Zamora dhe kryetaren e Parisit, Anne Hidalgo.

Presidentja Vjosa Osmani gjatë ditës së sotme po ashtu ishte pjesë e panelit diskutues në Forumin e Paqes ku potencoi rëndësinë që Evropa të marr mësim nga luftërat e Jugosllavisë në vitet ’90-ta dhe të mos rri e heshtur ndaj regjimeve hegjemoniste e autokratike.

Osmani në Forumin e Paqes në Paris: Evropa të marr mësim nga luftërat e viteve ’90-ta, të mos shpërblehen agresorët