Udhëtim nëpër Europë

"Jeta në Kosovë": Udhëtimi nëpër Europë

20 janar 2009   Ketë javë në emisionin "Jeta në Kosovë" mund të shihni dokumentarin "Udhëtimi nëpër Europë".

Dokumentari 33 minutësh është një udhëpërshkrim i studenteve kosovarë me notë mesatare të lartë të cilët kanë pasur fatin t’a marrin vizën shengen dhe t’udhëtojnë nëpër shtetet e Bashkimit Europian për një muaj të tërë. Gazetarja Krenare Maloku e përcjell udhëtimin e tyre dhe paraqet momentet më interesante të këtij udhëtimi.

Në rubrikën Kultura në Kosovë, gazetari Arif Muharremi sjell një recension mbi filmin Ama Dorën, prodhim shqiptar premiera e të cilit është mbajtur të premten e kaluar.