Tregu i punës

Këtë të enjte në Jeta në Kosovë diskutohet për përfshirjen e të rinjve në tregun e punës.

Cilat janë mundësitë e studentëve për të gjetur punë në Kosovë? Pse studentët nuk mbajnë punë praktike gjatë studimeve? Çka thotë sektori privat për kualitetin e kuadrove që hyjnë në treg? Si do ta ndihmonte zhvillimi i arsimit profesional sektorin ekonomik në Kosovë? Çka ofron Kosova për tregun e jashtëm?

Për t’i diskutuar këto dhe të tjerat në lidhje me inkuadrimin e të rinjve në tregun e punës, mysafir të Jeta Abazit janë:

Gjergj Dedaj, zëvendësministër i punës dhe mirëqenies sociale;
Adnan Dragaj, zyrtar nga Ministria e Arsimit;
Mimoza Kusari-Lila, nga Oda Ekonomike Amerikane;
Besnik Krasniqi, nga Qendra për Mbështetjen e Bizneseve;
Akan Ismajli, nga kompania IPKO.