AKSIDENTET NË TRAFIK

Sa qytetarë të Kosovës kanë vdekur që nga viti 2002 në aksidente të trafiku? A ka dështuar në tërësi sistemi i sanksioneve ndaj kundërvajtësve të trafikut? Si humbi jetën 17 vjeçari Fatlum Bunjaku?

Gjithashtu, ndiqni hulumtimin i cili tregon shkeljet në trafik, që shkaktari i këtij aksidenti i kishte kryer para këtij aksidenti.

Sa vepra penale i kishte të kryer shkaktari i këtij aksidenti?
Çfarë shkruan në dosjen e tij në polici?
Si i morri ai 29 tiketa të trafikut për tri vite dhe si i shkaktoi edhe katër aksidente të tjera të trafikut?
Cila gjykatë ia kishte ndaluar këtij shoferi vozitjen e makinës për pesë muaj?
Pse Policia e Kosovës nuk e zbatoi urdhërin e gjykatës për t’ia ndaluar vozitjen shoferit që shkaktoi aksidentin?
Çfarë dyshimesh bien mbi zyrtarët policorë familjarët e të cilëve janë të punësuar në kompaninë e babait të shkaktarit të aksidentit?
Pse Policia e Kosovës veproi me nguti për t’i mbyllur dështimet e saja në këtë rast?
Si i zbatoi urdhëresat e gjykatës Policia e Kosovës pak ditë pasi që “Drejtësia në Kosovë” u interesua për to?

Gjatë emisionit poashtu do analizohen shkaqet e numrit të madh të aksidenteve të trafikut.

Pse Policia e Kosovës e ka ulur numrin e tiketave? Pse nuk po shqiptohen pikët negative?

Emisioni poashtu trajton edhe gjendjen e rrugëve në vend dhe ndikimin e tyre në sigurinë në komunikacion.

Cilat janë udhëkryqet e “zeza” ku po shkaktohen shumë aksidente? Pse mungojnë vijat e bardha?
Cilat rrugë të Kosovës nuk janë të shënjuara në rregull?