Ekstradohet një person i dyshuar për sulm nga Gjermani në Kosovë
26.9.2018 - 10:21
Një person është ekstraduar dje nga Gjermania përmes Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.
Policia ka njoftuar se i dyshuari, me 16 gusht ka sulmuar një person zyrtar.
Ekstradimi i të dyshuarit është bërë përmes urdhër-arrestit dhe letër-rreshtimit ndërkombëtarë të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Policia ka njoftuar se i dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.