Dy të lënduar në aksidentin në Prishtinë

Dy persona kanë pësuar lëndime në aksidentin që ka ndodhur sonte rreth orës 21:30, në rrugën “Bill Clinton”, në lagjen “Dardania” të kryeqytetit.

Policia ka konfirmuar lajmin për aksidentin.

Komandanti i Trafikut Regjional të Prishtinës, Milaim Fejzullahu, tha për KALLXO.com se në këtë aksident janë përfshirë tri vetura.

“Dy persona janë lënduar lënduar, njëri nga ta shofer”, tha Fejzullahu, i cili shtoi se sipas QKUK-së, lëndimet e të lënduarve nuk janë serioze.

Ndërsa, zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci, tha për KALLXO.com se me të marrë informatën për aksidentin, njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Aktualisht Policia ka nisur një hetim për sqarimin e rrethanave qe karakterizojnë këtë aksident”, shtoi Borovci.

Këto janë fotot dhe video që një qytetar i ka dërguar në adresë të KALLXO.com