Drenas, i mituri therr me thikë bashkëmoshatarin e tij

Një i mitur është arrestuar dje në fshtin Terdec ë Drenasit , pasi ka sulmur me thikë një të mitur tjetër.

Sipas policisë, arsyja pse ka ndodhur therrja është një mosmarrveshje mes të miturvve.

Viktima e këtij rasti fillimisht ka marrë tretman mjekësor në Qendrën Shëndetësore në Drenas, e më pas është dërguar në QKUK, për tretman të mëtejmë mjekësor.

Policia ka njoftuar se kanë konfiskuar thikën e cila dyshohet se është përdorur në rast, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.