Pejë: Familja nga diaspora i dërgon deri në 10 mijë euro nënkryetarit të komunës

Nënkryetari i Komunës së Pejës Shkumbin Gashi në Agjencinë Kundër Korrupsion ka deklaruar se ka në pronësi të përbashkët tokë në vlerë prej 150 mijë eurove dhe dy shtëpi njëra në vlerë prej 10,000.00  eurove e tjetra në vlerë prej 20,000.00 eurove.

Ai ka deklaruar gjithashtu se posedon edhe tri vetura dy nga të cilat deklaron se i ka blerë, njëren në çmim prej 8 mijë eurosh e tjetren në çmim prej 7 mijë eurosh ndërsa veturën e tretë e deklaron si të bashkëshortës.

Gashi deklaron se brenda një viti merr dhurata në vlerë prej 800 deri në 10 mijë euro nga familjarët jashtë vendit.

“Të hyra mujore kam edhe nga axha,djemt e axhës dhe miku të cilët jetojn jashtë vendit, të cilët mi dërgojnë në formë të dhuratave apo përmes llogarive bankare në vlerë prej 800 – 10000 euro” ka deklaruar Gashi.

Gashi është deklaruar se ka obligime financiare ndaj bankës BTK në vlerë prej 30 mijë eurosh, ndërsa të hyra vjetore nga rroga e tij i ka deklaruar 9 mijë e 781 euro dhe 460 euro mëditje.

Ai gjithashtu ka deklaruar edhe rrogën e bashkëshortes nga Spitali Rajonal në Pejë.

https://akk-ks.org/assets/cms/uploads/files/Deklarimi%20i%20Pasurise/Deklarimet/declaration/2019/Komunat/Komuna%20e%20Peje%CC%88s/Shkumbin%20Gashi.pdf?fbclid=IwAR3ZaIJ6VdqkC2g_JCIPwINxsfufV1zB15n0duQkfxrj9AcNFx9C-YpCvUQ