Fadil Millaku, rektor i Universitetit të Pejës "Haxhi Zeka". Foto: Kallxo.com

Pasuria e rektorit të Universitetit të Pejës

Fadil Millaku, rektor i Universitetit të Pejës “Haxhi Zeka” ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Nga pasuria e paluajtshme në të cilën hyjnë një shtëpi e trashëguar dhe një shtëpi në ndërtim e blerë , dy trualle të blera dhe tokë pune dhe pyll i trashëguar ka të deklaruara 305 mijë euro pronë të përbashkët.

Të hyra vjetore ka 31,754 euro nga puna si rektor në Universitetin e Pejës dhe si profesor i rregullt në Universitetin e Prishtinës, 735 euro në punët jashtë orarit në COWI/IPF dhe nga WYG/int 7,390 euro.

Si pronë të luajtshme ka deklaruar një veturë me vlerë 5 mijë euro.

Para të gatshme në institucione financiare ka të grumbulluara 17,993 euro ndërsa në vitin 2019 kishte deklaruar 3,997 euro.

Ndërsa bashkëshortja e tij ka të deklaruara 780 euro dhe tre fëmijët: njëri/a 1 mijë e 557 euro e 71 cent,  tjetri/a  150 euro e 44 cent dhe  njëri/a 2 mijë 326 euro e 16 cent.

Ndërsa bashkëshortja e tij ka të hyra vjetore si 5 mijë e 365 euro e 72 cent nga puna në Qendrën për Punë Sociale.