Dokumentari ‘Thellësia Dy’ shfaqet sot në Kino Armata në Prishtinë

Organizuar nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR KS) sot 14 dhjetor 2018, në Kino Armata shfaqet dokumentari “Thellësia Dy” i regjisorit Ognjen Glavoniç.

Ky film shfaqet në kuadër të edicionit të pestë të Javës së të Drejtave të Njeriut, javë që ka nisur më 10 dhjetor 2018.

Në vitin 2001 në periferi të Beogradit të Serbisë zbulohet një varrezë masive dhe dokumentari “Thellësia Dy” heton historinë pas këtij zbulimi dhe rikthen vitin 1999 dhe bombardimet e NATO-s në ish- Jugosllavi.

Hyrja për të përcjell filmin “Thellësia Dy” është falas.