Kino 'Armata', Prishtinë

Sot nis ‘Muaji evropian i filmit’, mbahet edhe në Kosovë

Për herë të parë edhe në Kosovës mbahet “Muaji i filmit evropian”, që nis sot, më 13.11.2022, në Kino Armata në Prishtinë.

Ky muaj i filmit evropian hapet më shfaqjen e filmit, “Fusha e mëllenjave” të Arzana Krajës që fillon në ora 19:00.

Me shfaqjen e këtij filmi, njëkohësisht do të kujtohet edhe regjisorja e filmit Arzana Kraja në tre vjetorin e vdekjes.

Alush Gashi, drejtor i Kino Armata-s tha për KALLXO.com se ky muaj i filmit mbahet me iniciativë të Akademisë Evropiane të Filmit, ku Kino Armata është pjesë e rrjetit prej 35 kinemave të ndryshme evropiane.

“Muaji i filmit evropian’ mbahet mes 13 nëntorit dhe 10 dhjetorit (2022), ku do të shfaqen filma evropian nga 35 këto kinemave të vendeve të ndryshme, varësisht nga programit të cilin e kurojnë këto kinema”- tha Gashi.

Ai tha se muaji i filmit evropian në Kosovë do të nisë nesër me shfaqjen e filmit “Fusha e mëllenjave” të Arzana Krajës.

“Njëkohësisht me këtë film shënohet edhe tre vjetori i humbjes së hershme të regjisores Kraja. Filmi shfaqet në partneritet me Qendrën Kinematografike dhe Ministrinë e Kulturës”- potencoi ai.

Sipas tij, gjatë këtij muaji do të shefen një sërë filma të regjisorëve të njohur nga vende të ndryshme evropiane.

“Javë tjetër menjëherë fillohet më serinë e filmave frakofon ku do të shfaqen tre filma francezë dhe një film i Belgjikës dhe një zviceran, kurse 7 dhjetor do të shfaqet një film austriak”- ka potencuar Alush Gashi, drejtor i Kino Armata-s.

‘Muaji i filmit evropian’ kulmon më 10 dhjetor 2022 me ceremoninë e 35-të të ndarjes së Çmimeve Evropiane të Filmit që mbahet Reykjavik në Islandë.