Blerim Devolli

Pamjet e konsultimit të Devollit me këshilltarë para se t’u përgjigjet deputetëve

Komisioni Hetimor për gjendjen në PTK dhe Vala sot kanë të ftuar pronarin e Z-Mobile, Blerim Devolli.

Megjithëse, Devolli kërkoi që seanca e tij të jetë e mbyllur mirëpo kjo kërkesë nuk iu miratua.

Raportimi i tij ka nisur, ndërsa në këtë mbledhje biznesmeni ka ardhur me tre këshilltarë.

Për çdo pyetje të komisionit, Devolli po konsultohet me ata para se të përgjigjet.

Në këtë moment, Telekomi i Kosovës gjendet para një borxhi rreth 26 milionë eurosh ndaj Z- Mobile, për të cilën kompania i ka dhënë afat për pagesë deri në fund të qershorit, në kërcënim të përmbarimit.

Në të njëjtën kohë, Telekomi i Kosovës dhe Z-Mobile janë në negociata për të vazhduar ose jo kontratën e cila skadon po ashtu në fund të qershorit.

https://kallxo.com/deputetet-e-lene-te-hapur-raportimin-e-devollit/