Daut Haradinaj | Foto: Facebook

Daut Haradinaj: Do të kërkoj debat parlamentar dhe komision hetimor për rastin e Sylejman Selimit

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka komentuar lirimin e Jahir Demakut nga Burgut i Dubravës, me ç’rast ka reaguar pse nuk është bërë edhe lirimi i ish-gjeneralit të UÇK-së, Sylejman Selimi.

Haradinaj përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook, tha se do të kërkojë debat parlamentar dhe komision hetimor parlamentar për rastin e Sylejman Selimit.

“Pse nuk u liru Gjeneral Sylejman Selimi sot? Sa janë të sakta pretendimet e mbrojtjes se ai po mbahet në burg pa një vendim të plotfuqishëm gjyqësor? A po i shkelen të drejtat Gjeneral Selimit? A po shkelet drejtësia në emër të mbrojtjes së saj?.Për të gjitha këto do të kërkoj debat parlamentar dhe pse jo edhe komision hetimor parlamentar për ta parë rastin e Gjeneral Sylejman Selimit”, ka shkruar Haradinaj.