Burdushi tentoi vetëvrasjen me çarçafë

Drejtori i Burgjeve të Kosovës, Nehat Thaçi ka sqaruar rastin e datës 25 shkurt ku Hysri Peqani i njohur si ‘Burdushi’ ka tentuar të vetëvritet.

Drejtori ka sqaruar për KALLXO.com  se 11 ditë më parë rreth orës 5 të mëngjesit Hysri Peqani i njohur si Burdushi ka tentuar të bëjë vetëvrasje me çarçafin e shtratit të dhomës së tij.

“Mënyrën e tentim vetvarjes e ka bërë  duke e lidhur  çarçafin për TV të cilin po ashtu e ka në dhomë. Pasi që është dëgjuar një zhurmë në qeli, zyrtarët korrektues kanë reaguar shpejt dhe e kanë parandaluar një tentativë të  tillë ende pa filluar, d.m.th. në fazën fillestare“, ka thënë drejtori Thaçi për KALLXO.com.

Ai shtoi se Burdushit i është dhënë ndihma mjekësore si dhe i është bërë kontroll mjekësor.

“Te paraburgosurit në fjalë i është  dhënë  ndihma mjekësore dhe  është bërë kontrolli mjekësor, me qe rast është  konstatuar se  nuk ka  kurrfarë lëndime përveç shqetësimit dhe frustrimit. Në bazë të deklaratës së dhënë nga i paraburgosuri, këtë veprim e ka bërë në shenjë të pakënaqësisë  ndaj vendimit të Gjykatës dhe të padrejtësisë që i është bërë  atij”, tha Thaçi për KALLXO.com.

Foto nga seanca për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Hysri Peqani – Kallxo.com

KALLXO.com raportoi sot se “Burdushi” ka tentuar të vetëvritet në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Këtë veprim sipas avokatit të tij, Asdren Hoxha, “Burdushi” e ka ndërmarrë për shkak te pakënaqësisë ndaj vendimit për paraburgimin e tij.

https://kallxo.com/burdushi-tenton-te-vetevritet-ne-qendren-e-paraburgimit/

.