Behgjet Pacolli | Foto: Facebook

Behgjet Pacolli: Nuk duroj të ofendohem

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka arsyetuar mungesat  në raportimet tek Komisioni Parlamentar që e mbikëqyr punën e tij.

Zëvendëskryeministri ka raportuar sot  para Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës.

Ai ka theksuar se është i përgjegjshëm me paranë publike dhe nuk dëshiron të ofendohet në këtë aspekt.

“Mesatarja e qëndrimit tim në 60 vizita kanë qenë 1 ose 2 ditore. Jam munduar të mos i krijoj shumë shpenzime këtij shteti që ka nevojë për buxhet. Dua që secili ta respektojë shpirtin tim konstruktiv. Unë nuk ofendoj njerëz dhe nuk dua të jem i ofenduar”, tha Pacolli.

Ai insistoi që të kursehet nga ofendimet sidomos kur nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Nuk mund ti duroj ofendimet. Ka pas raste kur jam thirrur në interpelancë parlamentare, kam qenë pak sëmurë e nervoz dhe nuk kam marrë pjesë vetëm për shkak se nuk pranoj të ofendohem”, tha Pacolli.