Kurti: Me Gjermaninë ndajmë të njëjtin vizion për vendet e Ballkanit Perëndimor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, për perspektivën evropiane të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Kurti përmes një postimi në Twitter tha se ndajnë të njëjtin vizion me Gjermaninë për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Bisede produktive telefonike me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, duke theksuar perspektiven e Kosovës në BE dhe marrëdhëniet e tona te forta bilaterale. Gjermania është anëtare kritike e BE dhe ne ndajmë të njëjtin vizion për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të përkushtuar për anëtarësim të plotë në BE dhe NATO”, ka shkruar Kurti.