Foto: World Bulletin

BE dhe NATO: Maqedonia e vendosur të ecë përpara

Shefja e diplomacisë evropiane, Federika Mogherini dhe eurokomisioneri për Zgjerimin, Johanes Hahn përshëndetën parlamentin maqedonas për “hapin e rëndësishëm ndaj zbatimit të Marrëveshjes së Prespës”.

“Liderët politikë dhe qytetarët treguan përgjegjësinë e tyre për ta kapur këtë moment unik historik për zgjidhjen e një prej mosmarrëveshjeve më të vjetra në rajon dhe me vendosmëri të lëvizin përpara në rrugën drejt BE-së”, theksojnë Mogherini dhe Hahn.

”BE-ja mbështet fuqishëm Marrëveshjen e Prespës, që është shembull për pajtim për rajonin dhe për tërë Evropën”, theksojnë ata.

”BE-ja mbetet e përkushtuar fuqimisht për të mbështetur vendin në synimin e përbashkët të integrimit të BE-së”, shtojnë Hahn dhe Mogherini.

“NATO-ja mbështet zbatimin e plotë të marrëveshjeve, që janë kontribut i rëndësishëm për një rajon të qëndrueshëm dhe me prosperitet”, shkroi në Twitter sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg