Foto: Glauk Konjufca, Facebook

Partia Socialiste e Francës në mbështetje të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Lëvizja VETËVENDOSJE! ka pranuar edhe një mbështetje të radhës nga forcat politike evropiane.

Partia Socialiste e Francës dje ka dërguar një letër mbështetëse në adresë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ku deklaron se “me rastin e zgjedhjeve të parakohshme legjislative të 14 shkurtit 2021, dua të shpreh, në emër të partisë dhe në emrin tim personal, të gjithë urimet për suksesin e Lëvizjes Vetëvendosje!. Ashtu si dhe me inkurajimet që ju kam shprehur në rastin e votimeve të 6 tetorit 2019, jam i ndërgjegjshëm për shpresën e  madhe të ndryshimit që përbën ngritja e partisë tuaj në pushtet.”

Në letër theksohet se Lëvizja VETËVENDOSJE! ka një program ambicioz i cili i kushtohet shtetit të vërtetë dhe të efektshëm të së drejtës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, shtetit-providencë që ka si merak barazinë mes qytetarëve të vet, shtetit sovran dhe zot të zhvillimit të vet ekonomik, shtetit reformator të demokracisë së vet.

Letra përfundon me porosinë se “Partia Socialiste ka të përbashkët me popullsinë e Kosovës shpresat e saj se kjo fitore e shumëpritur zgjedhore do t’i hapë udhën një epoke të re për vendin tënd dhe rajonin, duke përgatitur takimin tonë në gji të Bashkimit Evropian”.