Ngjarja më e madhe “detare” në Prishtinë do të jetë premiera e filmit “Meg2: The Trench”, më 2 gusht në CineStar Megaplex!

Publiku do të shijojë një Blockbuster veror me tension të madh, dhe pse jo kur grabitqarët megalodon, thellësitë e rrezikshme, dhuratat e vlefshme dhe yjet e aksionit Jason Statham dhe Jing Wu bashkohen në një film!

Bukuritë e detit në një vendpushim veror kthehen në aventura të vërteta detare dhe argëtimi është i garantuar, veçanërisht në formatet 4DX, RealD 3D, dhe ScreenX! Publiku do të shijojë muzikën nga DJ Fattizzle dhe partnerët e mbrëmjes Red Bull, Hyperactive.ks & FiveStarFitnes!

Jason Statham dhe ekipi i tij kthehen për të eksploruar më tej Hendekun Mariana ku do të përballen me krijesa të reja të tmerrshme. Pas pjesës së parë në 2018, fansat mezi presin këtë vazhdim që sjell shumë argëtim dhe aksion!

Zhytuni në ujëra të paeksploruara me Jason Statham dhe ikonën globale të aksionit Wu Jing teksa ata drejtojnë një ekip të guximshëm kërkimor zhytësish në thellësitë më të mëdha të oqeanit. Udhëtimi i tyre shpejt kthehet në kaos kur një kompani keqdashëse e minierave kërcënon misionin e tyre dhe i detyron ata në një betejë me aksione të larta për mbijetesë. Duke konfrontuar peshkaqenë megalodon kolosalë nga njëra anë, dhe rrëmbyes të pamëshirshëm nga ana tjetër, heronjtë tanë duhet t’i tejkalojnë këta grabitqarë të pamëshirshëm në një garë me kohën! Nëse keni menduar se plazhet janë vetëm një vend argëtimi, mendoni dy herë dhe shikojeni aksionin në kinema!

Mbrëmja CineFan është një nga programet më të famshme të CineStar, e cila u mundëson fansave të marrin dhurata surprizë, sepse shikuesit e parë të filmit më të fundit duhet të shpërblehen gjithmonë! Këtë herë Cinefan shënon të gjitha shfaqjet e filmit “Meg2: The trench ” më 2 gusht nga ora 19:00 dhe përfshin të gjitha formatet gjatë kohës së shfaqjes. DJ Fattizzle dhe këndi i Red Bull ju presin nga ora 18:30 deri në 21:30. HyperActive ka përgatitur kupona grupor për lojëra të ndryshme, FiveStar Fitness vjen me anëtarësime mujore. CineStar ka përgatitur edhe dhurata, dhe fatlumët do t’i kuptojnë se cilat janë ato!

Zbuloni më shumë detaje në rrjetet sociale të CineStar Megaplex në Instagram dhe Facebook, dhe biletat tashmë janë në shitje në arkat e kinemasë ose në website https://cinestarcinemas-ks.eu/sq/events/cinefan/