Mos e humbisni Baletin Magjik 'The Nutcracker', Live nga Londra, më 12 dhjetor në CINESTAR MEGAPLEX

I preferuari festiv i Baletit Mbretëror, The Nutcracker, rikthehet për të kënaqur audiencën anembanë globit, duke ofruar skenë magjike dhe një seri kërcimesh spektakolare të interpretuara në Mbretërinë e ëmbëlsirave të ngjashme me ëndrrat.

Shfrytëzojeni këtë mundësi mahnitëse për ta parë përmes transmetimit satelitor në CineStar Megaplex në Prishtina Mall, drejtpërdrejt nga Londra! CineStar Megaplex është e vetmja kinema në Kosovë që shfaq balete dhe opera nga një prej shtëpive më të rëndësishme të operës në botë, Royal Opera House. Do ta keni ndjenjën sikur të ishit aty, përballë artistëve, dhe për shkak të ekranit të madh dhe zërit të mahnitshëm, përvoja është emocionuese.

Bashkohuni me Clara-n në një festë të lezetshme në prag të Krishtlindjeve që bëhet një aventurë magjike pasi të gjithë të tjerët janë zhytur në shtrat. Mrekullohuni me shkëlqimin e partiturës së Çajkovskit, ndërsa Klara dhe Arrëthyesi i saj i magjepsur luftojnë kundër Mbretit të Miut dhe vizitojnë Zanën e Kumbullës së Sheqerit në Mbretërinë vezulluese të Ëmbëlsirave. Prodhimi shumë i dashur i Peter Wright për Baletin Mbretëror, me dizajne të mrekullueshme të periudhës nga Julia Trevelyan Oman, i qëndron besnik frymës së këtij klasiku festiv të baletit, duke kombinuar emocionet e përrallës me kërcimin spektakolar.

Zbuloni magjinë e baletit me këtë ëmbëlsirë festive dhe shijojeni me të gjithë familjen me 12 Dhjetor nga ora 20:15, ku pas aktit të parë do ju shërbejmë me verë.

Ky transmetim live do të jetë vetëm një herë, pa përsëritje.

Biletat i gjeni në cinestarcinemas-ks.eu

Shikojeni përmbledhjen

Photo: https://we.tl/t-J2TWtVE8QP