Në Kaçanik po vjen qeverisja e mirë dhe e drejtë

Kaçaniku që dikur prodhonte lajme me peshë kombëtare, do të prodhojë ngjarjen e suksesit zhvillimorë lokal, atë të prosperitetit për të gjithë qytetarët me Kryetarin e ri, Jeton Raka.

Qeverisja e re do të jetë e hapur dhe transparente, e drejtë dhe gjithëpërfshirëse, e ndershme dhe profesionale.

Ajo do të angazhohet për ujë të pijshëm e zgjidhje të çështjes së ujërave të zeza, për infrastrukturë e ndriçim të vazhdueshëm nëpër secilën lagje e secilin fshat, për hapjen e çerdheve e për arsim më cilësor, për shëndetësi që u shërben të gjithëve e në secilën pjesë.

Këto prioritete të Kryetarit të ri, Jeton Raka, do të realizohen për shkak se Kaçanikut i takojnë, dhe për shkak se Kryeministri Kurti dhe Qeveria që ai drejton angazhohen si për zhvillimin e gjithmbarshëm ashtu edhe për zgjidhjen e nevojave bazike për qytetarët Republikës tonë.

Me datë 14 nëntor, po vjen qeverisja e mirë dhe e drejtë në Kaçanik.