Kosovë - Britani e Madhe, marrëveshje për Transportin Ndërkombëtarë të Rrugëve

 Marrëveshja për Transportin Ndërkombëtarë të Rrugëve, e nënshkruar mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut është ratifikuar dhe do të hyjë në fuqi nga data 22 prill 2021.

Ratifikimi i saj është bërë pas përfundimit të procedurave të brendshme për hyrje në fuqi, si dhe pas shkëmbimit të notifikimeve të nevojshme për zbatimin e një marrëveshje ndërkombëtare.

Marrëveshja është nënshkruar me datë 11 dhjetor 2020, në pajtim me Ligjin për Marrëveshje Ndërkombëtare (Nr.04/L-052), dhe të njëjtën mund ta gjeni të publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, në linkun në vijim: https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=38024.