'Drena' arrin marrëveshje me kompani nga shtetet e BE-së për importin e qumështit cilësor

Qumështorja ‘Drena’, njofton se duke u nisur nga rritja e kërkesës për produktet e saj si brenda vendit ashtu edhe kërkesave për eksportimin e tyre jashtë vendit, nga janari i këtij viti ka arritur bashkëpunime me fermerë nga vendet e Bashkimit Evropian.

Siç njofton ‘Drena’, në muajt në vijim pritet që të arrijë sasia e parë e qumështit nga këto vende të BE-së.

Po ashtu ‘Drena’ bën të ditur se prioritet për kompaninë e tyre përveç cilësisë së produkteve është edhe bashkëpunimi me fermerët vendor.

‘Drena’ për këtë është zotuar se prodhuesit vendor do të kenë prioritet dhe se nuk do ketë ulje të çmimit për qumështin që grumbullohet nga fermerët vendas.

“Duke pasur parasysh kërkesën në rritje të tregut vendorë por edhe të eksportit, Drena ka filluar nga Janari i këtij viti bashkëpunimin edhe me fermerë nga EU, gjegjësisht nga Hungaria, Rumania dhe Bullgaria”, njofton ‘Drena.

“Sasia e paraparë për muajn Mars është 1 milion litra, por njëkohësisht ne zotohemi se prioritet do të ketë qumështi i fermerëve vendorë ku nuk do të ketë ulje të çmimit por as kufizim të sasisë!”, ka bërë të ditur Qumështorja ‘Drena’.