Ilustrim

Nis mësimi, disa nxënës në shkolla e disa online

 

Pas një jave pushim pranveror, sot fillon periudha e tretë e vitit shkollor.

Por për shkak të pandemisë Covid-19 në klasat nga 6 deri 12 do të zhvillojnë mësimin online, kurse nga 1 deri 5 do të rikthehen në bankat shkollore.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka thënë se ky vendim ka dalë nga takimi i kolegjiumit të AKS-së me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci.

“Në takimet e rregullta, kolegjiumi jonë profesional i drejtorëve të arsimit ka pasur me ministren Nagavci, njëherë janë dakordua që të ketë një javë pushim në mënyrë që objektet shkollore të dezinfektohen dhe të jenë gati për nxënësit në mënyrë që në javën në vijim të fillojë mësimi. Mirëpo në një takim tjetër që kanë pasur kolegjiumi i arsimit i Asociacionit të Komunave të Kosovës, me ministren Nagavci janë dakorduar që nxënësit nga klasa e 6 deri në të 9-tën dhe nga e 10-ta deri të 12-tën të kenë mësim online, kurse në bankat shkollorë të kthehen nxënësit nga klasa e 1 në klasën e 5. Do të thotë ky ka qenë vendim i përbashkët i nivelit lokal, përkatësisht i drejtorëve komunalë të arsimit me ministren e Arsimit”, ka thënë ai.

Kreu i AKK-së ka shtuar se komunat kanë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për procesin e mësimit online./21Media