Bedri Hamza në terrern pas vërshimeve Foto: Komuna e Mitrovicës në Facebook

Gjendja nga vërshimet, sot në Mitrovicë nuk u mbajt mësimi në shkolla

Pas reshjeve të dendura të shiut, rajoni i Mitrovicës ishte goditur me vërshime në disa zona.

Menjëherë pas situatës së krijuar, kryetari i kësaj komune, Bedri Hamza shpalli gjendje të jashtëzakonshme.

Ndërkohë, pas situatës së krijuar dje, sot në tërë shkollat e Mitrovicës së Jugut nuk është mbajtur mësim.

Këtë për KALLXO.com e konfirmoi drejtoresha e Arsimit, Drita Kadriu.

Dje gjatë ditës niveli ujit në lumin “Lushta” në Mitrovicë u rritë derisa i vërshoi edhe rrugët kryesore në qytet.

Menjëherë pas gjendjes së krijuar, ekipet emergjente komunale duke përfshirë zjarrfikësit dolën në terren për të ndihmuar familjet të cilat pësuan vërshime.

Siç deklaroi kryetari Hamza, rreth 40 familje janë evakuuar në gjithë qytetin dhe pasojat janë shumë të mëdha.

Në vazhdim mund të lexoni lajmet rreth dëmeve nga vërshimet që përfshin disa rajone të vendit.

Pasojat nga vërshimet në Kosovë