ilustrim

Arrestohet shtetasi norvegjez, rrahu bashkëshorten nën ndikim të alkoolit

Një shtetas norvegjez është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Pejë, nën dyshimin se ka rrahur bashkëshorten e tij.

Policia ka sqaruar se shtetasi norvegjez deri sa ishte nën ndikim të alkoolit kishte sulmuar gruan e tij gjithashtu shtetase norvegjeze.

Policia ka thënë se nuk është raportuar për të lënduar ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.