Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Arrestohet pasi grushtoi një grua

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar nga policia mbrëmjen e kaluar pasi ka grushtuar një shtetase të po të njëjtit vend.

Sipas raportit policor, mbrëmë rreth orës 17:55, në Istog i dyshuari pas një zënke që ka pasur me viktimën e ka goditur atë me grusht.

Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.