Natalya Apostolova. Foto: Zyra e BE-së/Facebook

Apostolova e Shokuar nga Gazi Lotësjellës

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova reagoi ashpër ndaj hedhjes së gazit lotësjellës në Kuvendin e Kosovës ku parashihej të votohej Demarkacioni me Malin e Zi

Ajo në dy pastime në Twitter dënoi aktin e hedhjes së gazit dhe bëri thirrje për rafitifikimin e Demarkacionit.

“E tmerruar nga gazi lotësjellës në Kuvend! E shokuar që pjesëtarë të  një Parlamenti në Evropë po mbështetin në taktika të rrezikshme që e kthejnë Kosovën prapa”, shkroi Apostolova.

Ajo poashtu bëri thirrje që deputetët të kthehen prapë në Kuvendin e Kosovës.

“ Bëj thirrje deputetëve dhe të gjithë partive që të kthehen në Kuvend dhe ti mundin praktikat e papranueshme që dalin kundër shoqërive demokratike dhe njerëzve të Kosovës. Deputetë, votoni për të ardhmen, jo për të kaluarën”, shkroi Apostolova në postimin e dytë.

http://kallxo.com/video-momenti-kur-deputetet-e-vv-se-hodhen-gazin-lotsjelles/