Abelard Tahiri paraqet dorëheqje nga posti i ministrit

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, i ka paralajmëruar dorëheqjen e tij kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj.

Sipas burimeve të rtv21.tv Tahiri këtë vendim ia ka dorëzuar sot kryeministrit.

I njëjti burim ka treguar se Abelard Tahiri pritet që gjatë ditës ta kumtojë lajmin si dhe të japë detaje rreth dorëheqjes.

Rtv21.tv ka provuar ta kontaktojë Qeverinë dhe Ministrin, por ende nuk ka marrë asnjë përgjigje.