AAK Thërret Protestë Kundër Mbajtjes së Haradinajt në Francë

Në njoftimin e partisë, thuhet se arsyeja e protestës është vendimi për “shtyrjen e lirimit të Ramush Haradinajt” nga gjykata e qytetit Colmar në Francë.

“E zhgënjyer me vendimin për shtyrjen e lirimit të Ramush Haradinajt, AAK thërret protestë gjithëpopullore për këtë të shtunë, datë 4 mars, në ora 13, në Sheshin Skenderbeu”, thuhet në njoftimin e AAK-së.

Vendimi për shqyrtimin e kërkesës për ekstradimin e Haradinajt në Serbi u shty për 6 prill në seancën e cila u mbajt sot në gjykatën e qytetit ku Haradinaj po mbahet që nga 4 janari.

Ai është arrestuar në bazë të një fletarresti të Serbisë të vitit 2004 e cila e akuzon ish kryeministrin e Kosovës për krime të luftës në Kosovë gjatë viteve 1998- 1999.

Në reagimin e sotëm, AAK vendimin e gjykatës e cilësoi si “përpjekje për ta mënjanuar politikisht” liderin e partisë opozitare.

http://kallxo.com/aak-perpjekje-per-menjanim-politik-te-haradinajt/