85 të vdekur nga rrëshqitjet e tokës dhe përmbytjet

Numri i viktimave nga rrëshqitjet e tokës dhe përmbytjet në Filipine ka arritur në 85 ndërsa 20 persona konsiderohen të zhdukur.

Ekipet e shpëtimin po vonojnë në mbërritjen te zonat e prekura nga vërshimet.

Viktimat humbën jetën kryesisht kur shtëpitë e tyre u shembën nga rrëshqitjet e tokës, pas disa ditë me reshje shiu.

Depresioni tropikal, i cili u dobësua përpara se të dilte nga Filipinet të dielën, solli shi të madh që shkaktoi rrëshqitje të dheut dhe përmbytjeve në rajonet Bicol dhe në lindje të Visayas.

Zyrtarët vënë tre provincat “në gjendje të jashtëzakonshme” për t’u dhënë atyre qasje në fondet e emergjencës.

02 Janar 2019 - 14:39

RTV21 02/01/2019 - 14:39
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend