ARKIV - Imet Rrahmani Foto: Gazeta JNK

Zgjidhje e Përkohshme për Specialistët e Papunë

Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, u ka dhënë sot specialistëve të papunë lajmin se qeveria, më në fund, ka siguruar buxhetin për angazhim të përkohshëm të tyre në institucionet shëndetësore.

Pas disa protestave të këtyre specialistëve, Rrahmani ka thënë se ka gjetur një zgjidhje të pjesshme për këtë problem ndërsa ka falënderuar kryeministrin Isa Mustafa për të cilin tha se ka ndihmuar në gjetjen e zgjidhjes.

“Pas angazhimit disa mujor në evidentimin e specialistëve të papunë dhe gjetjen e mundësisë së angazhimit të tyre të përkohshëm, sot morëm konfirmimin se do të ndahet buxheti, për angazhimin e përkohshëm të specialistëve të papunë”, ka shkruar Rrahmani në Facebook

Ai tha se shpreson se që nga fillim i vitit të ardhshëm “mund të mendojmë për angazhim të përhershëm të tyre në sistemin tonë shëndetësor”.

imet rrahmani