Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ish-ministri i Shëndetësisë: Besoj që në vitin 2021 përfundon pandemia

Imet Rrahmani, ish-ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Isa Mustafës, në emisionin “Kallxo Pernime” ka thënë se beson që në vitin 2021 do të përfundojë pandemia.

Sipas tij, nëse fillon vaksinimi edhe Kosova do t’i arrijë shpejt vendet e tjera që kanë filluar vaksinimin.

“Besoj që po. Nëse fillon vaksinimi shpejt në Kosovë, besoj që Kosova duke iu falenderu strategjisë së IKShPK-së që e ka për vaksinimin, do të mbërrijë shpejt vendet tjera që kanë fillu para neve vaksinimin”, ka thënë Rrahmani.

Ai po ashtu ka deklaruar se Qeveria e Kosovës është dashtë të mendojë edhe për gjendjen ekonomike në vend.

“Mendoj që Kosova apo Qeveria është dashtë të mendojë edhe për gjendjen ekonomike, rënien e bizneseve, kolapsin ekonomik, mirëpo krejt këto kanë ndiku që ne me pasë herë-herë ngritje të madhe, por jo jashta normave që e kanë edhe vendet e tjera”, ka thënë Rrahmani.