Ish- ministri i Shëndetësisë dështon të bëhet deputet

Ish- ministri i Shëndetësisë, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imet Rrahmani nuk ka arritur që të bëhet deputet në zgjedhjet e 6 tetorit. Ai i ka marrë 6 mijë e 370 vota, të pamjaftueshme për tu bërë deputet.

Rrahmani në një intervistë për KALLXO.com nuk kishte përjashtuar mundësinë për të marrë sërish post ministror duke u përgjigjur se për këtë punë do të duhej të zgjidhte partia e tij.

Imet Rrahmani i LDK-së kundër shamisë dhe martesave në mes gjinisë së njëjtë

KALLXO.com raportoi se, ish- deputetë e ish-ministra të LDK-së nuk kanë arritur që në zgjedhjet e 6 tetorit të këtij viti të merrnin vota për tu bërë deputet në legjislaturën e ardhshme.

Dështimi i Ismet Beqirit të LDK-së

Ish-kryetari i Ferizajt dështon në zgjedhjet e 6 tetorit

KALLXO.com po raporton vazhdimisht për subjektet politike dhe kandidatët të cilët kanë arritur të kalojnë pragun për tu bërë deputet.

Gjithashtu KALLXO.com raportoi edhe për deputetët që do të përfaqësojnë partitë politike në legjislaturën e ardhshme në kuvend.

Këta janë kandidatët që do përfaqësojnë LDK-në legjislaturën e ardhshme