Zgjedhjet Kthejnë Fushatën dhe Personazhet e ‘Voto dhe Vëzhgo’

Fushata "Voto dhe Vëzhgo" | Foto: KALLXO.com

Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur në bashkëpunim me Institutin Columbus përsëri do të mundësojë raportimin e parregullsive zgjedhore.

Ata që shohin dhe dëshirojnë të raportojnë parregullsitë në zgjedhjet e 11  qershorit përsëri do ta kenë mundësinë që të dërgojnë SMS pa pagesë në numrin 500 88.

Edhe në zgjedhjet që do të zhvillohen të dielën raportimin e këtillë do ta mundësojë Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur në bashkëpunim me Institutin Columbus.

“Kjo fushatë e ka për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve për mbrojtje të votës. Aq sa është e rëndësishme dalja në votim, është e rëndësishme edhe mbrojtja e votës, dhe kjo mund të bahet përmes lajmërimit me SMS”, tha Visare Aliu nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS).

Ajo tregoi më tutje se raportimet për parregullsi do të mbesin anonime.

Në konferencën e KFOs-it  u tregua edhe cilat janë parregullsitë e mundshme-  fotografimi i votës, votimi familjar si dhe votimi në emër të personave të vdekur.

Aliu tregoi se qytetarët mund të raportojnë edhe nëse gjërat shkojnë mirë gjatë zgjedhjeve.

Denion Galimuna po ashtu nga KFOS tha se qytetarët nuk kanë nevojë parregullsitë t’i raportojnë me emër të atij që po i kryen.

“Nuk ka nevojë me e cek me emër çka po shihni ose kënd po e shihni, por vetëm të lajmërohet parregullsia qe ju po e shihni”, tha Galimuna.

Në konferencën  u tha se KFOS dhe Columbus nuk janë organizata që dënojnë, por nëse hasin parregullsi serioze do të lajmërojnë prokurorinë dhe policinë.

“25 operatorë i kemi në dispozicion dhe ata do i klasifikojnë këto parregullsi dhe ne do i paraqesim në kohë reale të gjitha parregullsitë që janë evidente atë ditë në terren” tha Visare Aliu.

Krahas mundësimit të raportimit me SMS, KFOS dhe Columbus rikthyen fushatën “Voto dhe Vëzhgo” dhe personazhet e saj.

Për një fushatë tëp tillë Gazeta Jeta në Kosovë kishte shkruar edhe në vitin 2014.

http://kallxo.com/voto-dhe-vezhgo-njesoj-perseri/

Zmbrapsja e Arsimit

by Doruntina Baliu
NA NDIQNI

Send this to a friend