Katër Konferencat e KQZ-së në Ditën e Zgjedhjeve

Pamje nga një mbledhje e KQZ-së - Foto: KALLXO.com

Në ditën e zgjedhjeve KQZ-ja ka planifikuar katër konferenca në lidhje me mbarëvajtjen e tyre.

Në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare të internetit Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën më dije se konferencën e parë në të cilën do të njoftojë për hapjen e qendrave të votimit do të zhvillohet në orën tetë të mëngjesit.

Konferenca e dytë e KQZ-së është planifikuar në orën 11 e 30, kur do të jepen rezultatet e daljes në zgjedhje deri në orën 11:00.

Më tutje KQZ-ja do të mbajë konferencë në orën 15 e 30 për ecurinë e procesit zgjedhor deri në orën 15:00.

Në 19 e 30 në konferencën e katërt KQZ do të tregojë për pjesëmarrjen deri në fund të zgjedhjeve dhe mbylljen e qendrave të votimit.

Zgjedhjet e parakohshme që do të zhvillohen nesër, u caktuan pasi Kuvendi i Kosovës me një mocion mosbesimi rrëzoi qeverinë më 10 maj.

Të drejtë vote në zgjedhjet e 11 qershorit kanë 1 milion e 872 mijë e 941 votues në 889 qendra votimi.

Votues që kanë të drejtë vote për herë të parë janë 118 mijë e 448 persona, ndërsa nga listat janë larguar 33 mijë e 542 persona të vdekur.

Zgjedhjet do të monitorohen nga 30 mijë vëzhgues, 100 nga ta të BE-së.

Premtimi i Thyer i Kadri Veselit për Mos-Rrëzim të Qeverisë

by Erjonë Popova
NA NDIQNI

Send this to a friend