VIDEO: Shpallet Aktgjykimi për Plagosjen e Katërfishtë në Pejë

Gjykata e Pejës ka shpallur aktgjykimin për rastin e plagosjes së katërfishtë që kishte ndodhur vitin e kaluar në qendër të Pejës.

Në incidentin e 7 qershorit 2017 ishin plagosur Nexhdet dhe Bekim Kastrati, si dhe dy kalimtarë rasti.

Për këtë rast akuzoheshin Gëzim Hoxha dhe dy djemtë e tij, Rrethimi dhe Rrezoni.

Gëzim e Rrethim Hoxha u shpallën fajtorë për vrasje të mbetur në tentativë dhe për armëmbajtje pa leje.

“Andaj konform dispozitave ligjore, Gjykata të pandehurin Gëzim Hoxha e dënon me dënim unik burgimi në kohë zgjatje tri vite e dy muaj. Të njëjtin dënim me burgim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe atë nga data 07.06.2017 e tutje, të cilin dënim unik të mbetur ta vuajë pas plotfuqishmërisë se këtij aktgjykimi”, u tha në aktgjykimin e shpallur nga trupi gjykues.

“I pandehuri Rrethim Hoxha me dënim unik burgimi në kohëzgjatje tri vite e dy muaj, në dënim llogaritet edhe koha e kaluar në arrest shtëpiak dhe paraburgim”, tha kryetari i trupit gjykues Sami Sharaxhiu.

Ndërsa, Rrezon Hoxha, në aktgjykimin e shpallur sot u lirua nga akuza se në bashkëkryerje kishte tentuar t’i provojë nga jeta Nexhdet e Bekim Kastratin.

Ai u dënua me 8 muaj burgim dhe 500 euro gjobë për veprën penale përdorimi i armës.

Të njëjtit u liruan nga masa e paraburgimit dhe u lejuan të mbrohen në liri deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi.

Gjatë fjalës përfundimtare, prokurorja e rastit kërkoi dënimin e të akuzuarve dhe njëkohësisht të merren për bazë rrethanat rënduese.

Katër të Arrestuar për Plagosjet në Pejë

Në anë tjetër avokatët mbrojtës të akuzuarve gjatë fjalës përfundimtare thanë se klientët e tyre ishin të provokuar dhe kishin vepruar në vetëmbrojtje.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi rreth këtij rasti.

10 Prill 2018 - 19:01

Shkodran Nikçi 10/04/2018 - 19:01
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend